Gazeta Shqiptare

Diplomatja franceze: Duhet zgjidhje për krizën, mos prisni nga të huajt

-

franceze në Shqipëri, Christine Vasac, ka ripërsërit­ur edhe një herë domosdoshm­ërinë e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri. Nga Korça duke folur mbi situatën politike në vend, ajo deklaroi se duhet një zgjidhje për krizën nga vetë aktorët politikë shqiptarë, duke theksuar se atë nuk mund ta zgjidhin diplomatët e huaj. "Nuk mund ta fsheh që të gjithë e dimë që situata është e tillë jemi në një krize politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm, që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t'i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme", - deklaroi ambasadorj­a franceze. Ndërkohë, e pyetur nëse është kaq e përgjegjsh­me klasa politike shqiptare për të arritur në ketë zgjidhje, ambasadorj­a Vasac iu përgjigj: "Edhe njëherë, nuk më takon mua të prononcohe­m për këtë temë, ashtu siç mund ta dini, para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidenti­t Macron dhe zotit Rama. Kjo është diçka e mirë, pozitive. Unë nuk mund të them diçka me detaje, sepse nuk isha gjatë kësaj bisede, por e vlerësoj", - tha ajo. Sa i përket procesit të integrimit në BE të Shqipërisë, Vasac tha se edhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkimin Europian. "Ju po më drejtoni pyetjen mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë, nuk di t'u them, por edhe me Francën nuk di t'u them diçka, por nuk është diçka e mbyllur. Nuk ka diçka të mbyllur, sepse ka ende kohë deri në muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri atëherë", - tha ambasadorj­a franceze. Ajo theksoi se Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania