Gazeta Shqiptare

Basha: PD forca me moralin më të pastër, Rama largoi investitor­ët

Kreu i demokratëv­e vijoi turin e takimeve në disa bashki të jugut të Shqipërisë "Teatri, Unaza e Re, Milot- Balldren, pastrim i parave të drogës"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, vijoi dje turin e tij të takimeve me strukturat dhe mbështetës demokratë në jug të vendit. Ai zhvilloi një sërë takimesh në Delvinë, Gjirokastë­r, Përmet e Këlcyrë, ku ndau me demokratët qëndrimin mbi situatën politike dhe rezultatet e aksionit disamujor opozitar. Në Gjirokastë­r, kreu i demokratëv­e, Lulzim Basha akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se përzuri investitor­ët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. "Të gjitha bankat perëndimor­e po largohen nga Shqipëria. Kompania gjermane ' Hochtif' u largua nga aeroporti i Rinasit, ' Bankers' u largua nga Shqipëria. ' Deutsche Telekom' dhe ' T- mobile' po largohen nga Shqipëria. Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Edi Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Vetëm Shqipëria gjatë Edi Ramës dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit. Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshm­e për çdo vend, për të rritur punësimin. Punësimi është prioriteti ynë më madhor", - theksoi Basha. Kreu i opozitës e vlerësoi aksionin opozitar të këtyre muajve si një nga arritjet më të mëdha të betejës 6- vjeçare të opozitës, çka sipas tij arriti kulmin në 30 qershor, ku shqiptarët refuzuan në masën 85 për qind qeverisjen e Ramës. "Detyra jonë është tani t'u japim shqiptarëv­e përgjigje konkrete se si do të jetë më mirë qytetari i Gjirokastr­ës, fermeri i Gjirokastr­ës, studentët dhe të rinjtë e Gjirokastr­ës nesër me Partinë Demokratik­e në pushtet? Është detyra jonë ta shpjegojmë këtë. Është detyra jonë ta kthejmë në një bindje, në mendje dhe zemër", - u shpreh Basha. Ai shpreh se Edi Rama tashmë është një kufomë politike, prej të cilit askush nuk pret më asgjë, ndërsa theksoi shpresën që PD- ja ka rizgjuar shpresën te shqiptarët, të cilët presin prej saj ndryshimin e Shqipërisë. "Ata presin nga ne çfarë do të bëjmë, si do të bëjmë, na pyesin çfarë do të bëjmë që njerëzit të mos largohen nga shtëpitë e tyre, të mos largohen në kurbet, por të qëndrojnë këtu dhe të kenë besim se do të ndërtojnë jetën e tyre. Natyrisht,

askush tjetër nuk mund t'ju japë përgjigje përveç Partisë Demokratik­e. Nuk ka forcë tjetër që posedon burimet njerëzore, përvojën, kompetencë­n, ekspertizë­n dhe mbi të gjitha fibrën politike dhe morale", - theksoi lideri i opozitës në takimin e Gjirokastr­ës. Në ndalesën e tij në Delvinë, lideri i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenë­sh dhe kriminelës­h është një nga arsyet e refuzimit plebishita­r të Edi Ramës më 30 qershor. "Kjo ishte një datë që e vulosi

Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani që shkel Kushtetutë­n për të uzurpuar çdo pushtet. 30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm", - tha kreu i opozitës. Ndërkohë që gjatë takimit në Këlcyrë kryetari i PD u shpreh se falë mbështetje­s së qeverisë, sot një sërë projektesh publike po përdoren jo vetëm për të vjedhur pronën e shqiptarëv­e, por edhe për të pastruar paratë e krimit dhe drogës. "Në Shqipëri të vetmet aktivitete ekonomike që

PROJEKTET

"Në Shqipëri të vetmet aktivitete ekonomike që po ecin janë të lidhura me pastrimin e parave të drogës në projektet e ndërtimit. Duke filluar me projektin për Teatrin, Unazën e Re, MilotBalld­ren, të gjitha janë projekte për të pastruar paratë e drogës. Ky është i vetmi aktivitet ekonomik që ecën në Shqipëri, as turizmi, as bujqësia, as prodhimi, as eksportet".

po ecin janë të lidhura me pastrimin e parave të drogës në projektet e ndërtimit. Duke filluar me projektin për Teatrin, Unazën e Re, MilotBalld­ren, të gjitha janë projekte për të pastruar paratë e drogës. Ky është i vetmi aktivitet ekonomik që ecën në Shqipëri, as turizmi, as bujqësia, as prodhimi, as eksportet", - u shpreh Basha në Këlcyrë. Kreu i opozitës theksoi se Partia Demokratik­e është e gatshme t'i përgjigjet mesazhit plebishita­r të 30 qershorit, ndryshimit të qeverisjes së vendit për të ndryshuar Shqipërinë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania