Gazeta Shqiptare

KQZ mbyll zgjedhjet vendore, PS mori 200 mijë vota më pak se në 2017- ën

Partia e Tom Doshit renditet e dyta në republikë

-

Gati 1 muaj nga mbajtja e votimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur procesin më të kontestuar dhe të veçantë elektoral, atë të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Me 4 vota pro të anëtarëve të propozuar nga e majta dhe 1 votë kundër të kryetarit Klement Zguri, KQZ- ja ka miratuar dje vendimin për miratimin e rezultatit përfundimt­ar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrj­en e opozitës dhe në një klimë konfliktua­le. Ashtu siç ka ndodhur në çdo mbledhje tjetër të këtij institucio­ni gjatë këtij procesi zgjedhor, sërish anëtarët e KQZ- së janë ndarë në qëndrimet e tyre mbi ligjshmëri­në e këtij procesi. Kështu, kryetari i këtij institucio­ni, Klement Zguri tha se ky institucio­n zgjodhi arbitrarit­etin, ndërsa nënkryetar­i Denar Biba tha se zgjodhi kushtetuts­hmërinë para pazareve.

REZULTATI

Sipas tabelës përmbledhë­se të rezultatit të miratuar gjatë mbledhjes së djeshme nga KQZ- ja në zgjedhjet vendore të 30 qershorit morën pjesë në mënyrë përfundimt­are 811727 votues, ose e thënë me përqindje 22.96 për qind. Nga këto 55 për qind janë meshkuj dhe 45 për qind femra. Ndërkohë që plot 44263 vota ose 5.45 për qind e totalit të votave të gjetura në kuti janë të vota të pavlefshme. Një shifër kjo shumë e lartë po ta krahasosh me të gjitha zgjedhjet e mëparshme, çka tregon së pari se zgjedhësit ose janë detyruar të marrin pjesë në zgjedhje dhe e kanë bërë votën të pavlefshme, ose se ata janë lodhur nga dy kampet politike në vend dhe nuk përkrahin as qeverinë dhe as rrugën e ndjekur nga opozita. Sa i përket rezultatit për kryetar bashkie, në total PS ka mundur të marrë plot 60 nga 61 bashki, ndërkohë që vetëm partia MEGA ka mundur të marrë një bashki atë të Finiqit. Ndërkohë që një e dhënë tjetër interesant­e është edhe fakti që nga 61 kandidatë fitues, vetëm 8 prej tyre janë femra.

KËSHILLAT

Ndërkohë që të dhëna interesant­e sjell edhe vota për këshillat bashkiakë dhe shpërndarj­a e mandateve të këshilltar­ëve. Kështu, në total në të gjitha bashkitë kanë dalë 1619 këshilltar­ë, nga të cilët koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Europiane", që kryesohej nga PS ka marrë plot 1555 këshilltar­ë. Koalicioni i djathtë, "Shpresa për Ndryshim" 12 këshilltar­ë, 50 këshilltar­ë i kanë marrë partitë jashtë koalicioni­t dhe 2 janë këshilltar­ë të pavarur. Sa i përket ndarjes së mandateve brenda koalicioni­t të majtë, PS ka marrë shumicën e tyre, ku nga 1555 këshilltar­ë që ka gjithë koalicioni, PS- ja ka mundur të sigurojë 1136 këshilltar­ë të vetë. Ndërkohë që sa u përket votave, PS si subjekt zgjedhor ka marrë plotë 564679 vota ose 74 për qind të të gjitha votave të vlefshme. Një rezultat

ALEATËT

Në rang republike PSDja ka marrë 81 këshilltar­ë dhe 27422 vota. Ndërkohë që për vota, parti e dytë është renditur PDS e Paskal Milos, e cila ka marrë 27864 vota, por vetëm 79 këshilltar­ë. Pra, PDS- ja ka marrë 2 këshilltar­ë më pak se PSD, pavarësish­t se ka më shumë vota se ajo. Pastaj vijnë me radhë Partia e Gjelbër me 35 këshilltar­ë, Partia e Unitetit Kombëtar me 29 këshilltar­ë, Partia Socialiste e Moderuar me 25 këshilltar­ë dhe Partia Aleanca Arbnore Kombëtare me 24 këshilltar­ë. ky më i mirë se ai i zgjedhjeve të 2015- ës, ku arriti të marrë afro 440 mijë vota dhe më i keq se ai i 2017- ës, ku si parti mori 764 mijë vota. Ndërkohë që forca e dytë politike me rezultatin më të mirë në rang vendi për këshilltar, por jo për vota e ka siguruar Partia Socialdemo­krate, që me largimin e Skënder Gjinushit, kryesohet nga Tom Doshi. Në rang re

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania