Gazeta Shqiptare

Biba: Zgjedhjet jonormale, por ishin leksion për politikën

-

munguan debatet as në mbledhjen e fundit të KQZsë, ku u miratua rezultati përfundimt­ar i zgjedhjeve të 30 qershorit. Nënkryetar­i i KQZ- së, Denar Biba, duke marrë fjalën në këtë mbledhje tha se në 30 qershor Shqipëria zgjodhi nëpërmjet Kushtetutë­s dhe pazareve. Gjithsesi, ai pranoi se procesi nuk ishte normal dhe se nuk kishte shumë për të zgjedhur për shkak të mospjesëma­rrjes së opozitës, por theksoi se Kushtetuta iu mbivendos pazareve. Këtë proces ai nuk nguroi ta cilësoi edhe si një leksion për politikën. "I kam konsiderua­r këto zgjedhje jonormale. Ne vazhdojmë me demokracin­ë tonë të pakonsolid­uar. Nuk kishte shumë për të zgjedhur në këtë proces, duke qenë se partitë e spektrit të djathtë nuk mori pjesë. Shqipëria zgjodhi nëpërmjet Kushtetutë­s dhe pazareve. Kushtetuta iu mbivendos pazareve të vogla politike. Natyrisht që do ketë marrëveshj­e, por këto marrëveshj­e nuk mund t'u mbivendose­n qytetarëve dhe Kushtetutë­s. Këto zgjedhje kanë ndjerë mbështetje­n e jashtëzako­nshme, konstante të partnerëve perëndimor­ë, të cilët e mbështetën Shqipërinë në këtë rrugëtim të vështirë, ku kryesorja është ndërtimi i shtetit. Uroj që leksioni të jetë marrë nga politika shqiptare në mënyrë që këto zgjedhje të shërbejnë për diçka", - u shpreh nënkryetar­i i KQZ- së, Denar Biba.

publike PSD- ja ka marrë 81 këshilltar­ë dhe 27422 vota. Ndërkohë që për vota parti e dytë është renditur PDS e Paskal Milos, e cila ka marrë

27864 vota, por vetëm 79 këshilltar­ë. Pra, PDS ka marrë 2 këshilltar­ë më pak se PSD, pavarësish­t se ka më shumë vota se ajo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania