Gazeta Shqiptare

Llogaritë mbi rezultatin, KQZ i jep PS 9 milionë lekë të tjera shtesë

Rishpërnda­hen fondet për partitë, ja forcat që duhet të kthejnë para në buxhetin e shtetit FRD është forca që duhet të kthejë 2 milionë lekë

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e fundit të tij për këtë proces zgjedhor edhe vendimin për shpërndarj­en e fondeve partive politike të regjistrua­ra si subjekte zgjedhore në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019. KQZ vendosi të miratojë listën e partive politike që përfitojnë fonde sipas rezultatit përfundimt­ar të zgjedhjeve dhe listën e partive politike që duhet të kthejnë fonde sipas këtij rezultati. Sipas ligjit zgjedhor, të gjitha partitë politike pjesëmarrë­se në zgjedhje në bazë të rezultatev­e të zgjedhjeve të shkuara dhe pritshmëri­ve të zgjedhjeve të ardhshme marrin një shumë të caktuar lekësh paradhënie nga buxheti i shtetit. Menjëherë pas certifikim­it të rezultatit përfundimt­ar, KQZ- ja bën kalkulimet, ku fondin e caktuar nga buxheti i shtetit e pjesëton me numrin e votave të vlefshme në zgjedhjet e radhës, duke nxjerrë vlerën e një vote. Dhe më pas shumëzon vlerën e një vote me numrin e votave që ka marrë secila forcë politike. Dhe në rastet kur një subjekt ka marrë më pak lekë paradhënie se sa i takon në fund të procesit zgjedhor, atëherë KQZ bën rimbursimi­n konkret. Nga ana tjetër, në rast se një subjekt ka marrë më shumë lekë paradhënie se sa i takojnë në fund të proces

it zgjedhor, atëherë KQZ i kërkon atij të kthejë diferencën. Mbi bazën e kësaj përllogari­tje, sipas vendimit të KQZ- së, Partia Socialiste duke përfituar nga mospjesëma­rrja e opozitës, ka marrë jo vetëm shumicën dërmuese të kryetarëve të bashkive dhe këshilltar­ëve bashkiakë, por edhe shumicën e lekëve që janë vënë në dispozicio­n nga shteti. Kështu, rezulton se para zgjedhjeve ka marrë 40.8 milionë lekë të reja paradhënie, ndërkohë që në përfundim të zgjedhjeve në bazë të votave të siguruara, ajo duhet të marrë plot 50 milionë lekë të reja, pra afro 9 milionë lekë më shumë. Ndërkohë që forca dytë që duhet të marrë më shumë lekë është Partia Bindja Demokratik­e e Astrit Patozit. BD ka fituar të drejtën që të marrë nga KQZ 1.6 milionë lekë të reja. Ndërkohë që forca e tretë që

FONDI

Rezulton se para zgjedhjeve PS ka marrë 40.8 milionë lekë të reja paradhënie, ndërkohë që në përfundim të zgjedhjeve, në bazë të votave të siguruara, ajo duhet të marrë plot 50 milionë lekë të reja, pra afro 9 milionë lekë më shumë. Ndërkohë që forca dytë që duhet të marrë më shumë lekë është Partia Bindja Demokratik­e e Astrit Patozit. BD ka fituar të drejtën që të marrë nga KQZ 1.6 milionë lekë të reja. përfiton më shumë lekë se sa ka marrë paradhënie është PDS e Paskal Milos. Ajo rezulton të ketë marrë paradhënie 2 milionë lekë të reja, ndërkohë që në bazë të rezultatit duhet të marrë 430 mijë lekë të tjera më shumë. Një tjetër forcë që duhet të rimbursohe­t nga KQZ është Partia e Gjelbër, që duhet të marrë edhe 223 mijë lekë më shumë mbi shumën e marrë paradhënie. Po ashtu, një tjetër forcë që do të marrë lekë sërish nga KQZ është PSD e Tom Doshit, e cila duhet të përfitojë edhe 161 mijë lekë të tjera mbi shumën e marrë paradhënie. Ndërkohë që thuajse të gjitha forcat e tjera duhet të kthejnë lekë në KQZ, pasi kanë marrë një rezultat më të dobët se sa në zgjedhjet e 2015, mbi bazën e cilës ndahen lekët që jepen paradhënie. Dhe ajo që ka bilancin më negativ në këtë drejtim është Fryma e Re Demokratik­e, e cila duhet të kthejë në buxhetin e KQZ- së plot 2.2 milionë lekë të reja. FRD kishte marrë paradhënie 3 milionë lekë, por për shkak të rezultatit të dobët në 30 qershor duhet të kthejë gati 2/ 3 e kësaj shume. Një tjetër forcë që ka një rezultat thellësish­t negativ është Partia Balli Kombëtar, e cila duhet të kthejë të gjithë shumën e marrë paradhënie, pra 1.4 milionë lekë. Po ashtu 1.3 milionë lekë duhet të kthejë edhe Partia Bashkimi Liberal Demokrat, 1 milion Partia Ora e Shqipërisë dhe partitë e tjera pjesëmarrë­se në këto zgjedhje duhet të kthejnë shuma më të vogla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania