Gazeta Shqiptare

Brazil, megagrabit­je në aeroport, vidhen 750 kg flori me vlerë 40 mln $

Policia: Autorët u larguan bashkë me 2 nëpunës të aeroportit, të marrë peng Mediat ndërkombët­are: E ngjashme me grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit

-

Një megagrabit­je ësh të regjistrua­r dy ditë më parë në terminalin e transporti­t të mallrave, në Sao Paolo, në aeroportin më të famshëm të Amerikës së Jugut. Grabitësit kanë mundur të marrin prej andej 750 kg ar me vlerë 40 milionë dollarë amerikanë dhe metale të tjera të çmuara. Nga policia raportohet të jenë marrë edhe peng edhe dy persona. Sipas kamerave të vëzhgimit, autorët e dyshuar erdhën në aeroportin e Guarulhos me një kamion të zi me rimorkio, të ngjashme me atë të policisë federale të Brazilit. Policia raportoi se hajdutët u larguan me rreth 750 kg ar dhe me metale të tjera të çmuara, bashkë me 2 nëpunës të aeroportit të marrë peng. Katër burra të maskuar u larguan nga mjeti, ku njëri prej tyre kishte një armë dhe u përball me punonjësit e aeroportit.

GRABITJA NË BRAZIL SI E RINASIT

Autorët kishin informacio­n për veprimet e brendshme në aeroport, makinë si të policisë federale, si ajo me hetimin tatimor, një numër i madh autorësh ( dyshohen 8), një vlerë e madhe e grabitur. Këto janë të dhënat nga grabitja e djeshme në aeroportin e Guarulhos në San Paolo Brazil, që kanë bërë mediat ndërkombët­are ta krahasojnë me grabitjen e prillit në aeroportin e Rinasit, ku u morën 6.5 milionë euro, që ishin gati të fluturonin drejt Austrisë. ' CNN' shkruan se një grup i armatosur grabitën një ngarkesë prej ari dhe metalesh të tjera të çmuara me vlerë rreth 40 milionë dollarë nga një aeroport brazilian të enjten. Tetë burra kishin si shënjestër një terminal të ngarkesave në aeroportin ndërkombët­ar të San Paulos, ndërsa lëviznin me dy kamionë që ngjanin me ata të drejtuar nga policia federale braziliane. Në terminal katër burra dolën nga kamionët me fytyra të mbuluara, raportoi "Reuters", duke thënë se të paktën njëri prej tyre mbante një armë. Burrat e armatosur morën peng dy punëtorë të aeroportit, tha "Reuters".

Njëri ishte mbikëqyrës­i i logjistikë­s i aeroportit, sipas agjencisë "Brasil", e cila tha se pengjet u liruan të padëmtuara. Të dyshuarit u paraqitën si oficerë policie në aeroportin ndërkombët­ar të San Paulos dhe u larguan me mallin e grabitur. "Personat e armatosur u larguan nga aeroporti me rreth 750 kilogramë ar dhe metale të tjera që do të shkonin në Zyrih dhe Nju Jork. Nuk pati të shtëna dhe askush nuk u plagos gjatë vjedhjes", tha agjencia shtetërore e lajmeve.

Sipas policisë Federale të Brazilit, hajdutët mund të kenë pasur akses në informacio­nin e brendshëm rreth operacione­ve të aeroportit. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan të dyshuarit që mbërritën në aeroportin e Guarulhos në një kamion kamioni të zi, që ngjante me mjetet e policisë federale të Brazilit. Ata vazhduan të përballesh­in me punëtorët e aeroportit dhe i detyruan të ngarkonin arin në kamionçinë. "Në prill të këtij viti, grabitës të armatosur vodhën një ngarkesë të madhe të parave nga Aeroporti

Ndërkombët­ar i Tiranës në Shqipëri, duke konfiskuar paratë e destinuara për në Vjenë nga një avion austriak. Një nga personat e armatosur u qëllua për vdekje gjatë një ndjekjeje të policisë, ndërsa katër të tjerë u arrestuan", shkruan ' CNN'. Një media braziliane raportoi se grabitësit mbajtën peng një punonjës të aeroportit dhe familjen e tij natën para grabitjes dhe ishin në gjendje të merrnin informacio­n të brendshëm. Pas arratisjes së tyre, automjeti u hodh në një lagje të afërt.

NË RINAS

Autorët e grabitjes së 9 prillit në Rinas e kanë kryer grabitjen duke hyrë në pistën ku ngrihen avionët në portën hyrëse të aeroportit "Nënë Tereza", e njohur si hyrja e zjarrfikës­eve. Të maskuar ata kanë prerë hekurat e portës e më pas me furgonin e bardhë me mbishkrimi­n "hetimi tatimor" kanë hyrë brenda në pistë. Një prej tyre ka prerë hekurat e portës ndërsa të tjerët nuk kanë zbritur nga furgoni.

Në kohë rekord grabitësit arritën të zhvendosni­n bllokun e betonit, të cilin e tërhoqën me furgon pasi e lidhin me zinxhirë. Në vetëm 20 sekonda, furgoni, që rezultoi i modifikuar në pjesën e përparme dhe i pajisur me targa të vjedhura, depërtoi brenda pistës pranë barkut të avionit të linjës TiranëVjen­ë.

Grabitësit e armatosur iu afruan avionit dhe kryen grabitjen e 6 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës. Ata arritën të largohen duke përshkruar të gjithë pistën për të dalë në anën e kundërt prej nga hynë duke prerë rrethimin me tela. Këtë veprim e realizuan dy prej grabitësve, ndërsa një i tretë ruante me kallashnik­ov furgonin me para. Skema spektakola­re e grabitjes u realizua në total për 4 minuta.

 ??  ?? Grabitja në Brazil
Grabitja në Brazil
 ??  ?? Grabitja në Rinas
Grabitja në Rinas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania