Gazeta Shqiptare

Ekstradohe­t nga Holanda në Shqipëri "i forti" i Shkodrës, Behar Bajri

39- vjeçari akuzohet për vrasje, rrëmbim dhe trafik armësh e municiones­h Anëtari i grupit kriminal "Bajri" ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana

-

Behar Bajri, i kon sideruar si më i tmerrshmi i grupit "Bajri" në Shkodër është ekstraduar dje nga Holanda. Bashkëpuni­mi i Policisë së Shtetit me partnerët në luftë kundër krimit të organizuar vuri në pranga në Holandë një prej pjesëtarëv­e të grupit kriminal "Bajri", në shtator 2018. Po në kuadër të bashkëpuni­mit, Interpol Tirana ekstradoi nga Holanda 39vjeçarin nga Shkodra. Zyrtarisht Policia e Shtetit bëri me dije se nga specialist­ët e zyrës qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/ Holandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Behar Bajri alias Behar Rustemi, 39 vjeç, lindur në Shkodër. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasja me dashje në bashkëpuni­m", "Trafikimi i armëve dhe municionit", "Organizimi i lotarive të palejuara", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë", kryer në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit kriminal si dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturua­r kriminal" parashikua­r nga nenet 76, 22, 25, 278/ 2, 197, 25,109/ b, 333/ a, 334 të Kodit Penal. Behar Bajri sipas policisë, është anëtar i grupit kriminal "Bajri", i cili në bashkëpuni­m me anëtarët e tjerë të këtij grupi janë autorë të një sërë veprash penale. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/ Holandë u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimi­n drejt vendit tonë.

NGJARJET PËR TË CILAT AKUZOHET BEHAR BAJRI

Më datë 14.01.1999, në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpuni­m me njëritjetr­in dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip kamion me targë të Vlorës.

Më datë 14.01.1999, në lagjen "Vojo Kushi", janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

Më datë 21.03.1999, Behar Bajri në bashkëpuni­m me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëm

bimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri- tjetrin.

Më datë 28.01.2000, në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariat­in e Policisë Shkodër. Për këtë vepër penale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2 milionë lekë

gjobë për kryerjen e veprës penale të "Shtrëngimi­t me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Më datë 15.02.2001, në lagjen "Vasil Shanto" të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Më datë 26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bash

këshortja e tij, Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është Behar Bajri.

Më datë 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobëvënie­s ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë krim Behar Bajri ( Rustemi) e ka kryer në bashkëpuni­m me kushëririn e tij, Sead Rustemi.

Më datë 18.08.2006, shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimi­n e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpuni­m me një tjetër person. Për këtë ngjarje gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" nën akuzën e "heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpuni­m", "marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14- 18 vjeç".

Më 4 gusht 2006, Ilir Bajri akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom- Golem, pak metra larg ' Urës së Bardhajve'. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentua­r lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t'i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshi­n klientët. Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë e ka qëlluar me armë. Bashkëshor­tja e viktimës i ka identifiku­ar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.

VRASJA E BASHKËSHOR­TES

Më datë 26.06.2002, në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshor­tja e tij, Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është Behar Bajri.

 ??  ?? Behar Bajri Arrestimet e anëtarëve të grupit ‘ Bajri’
Behar Bajri Arrestimet e anëtarëve të grupit ‘ Bajri’
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania