Gazeta Shqiptare

"Për moslëshim kuponi tatimor, gjobë në masën 50 000 lekë"

-

50 000 ( pesëdhjetë mijë) lekë, merret masa e bllokimit të veprimtari­së në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarik­e. Për lëshim kuponi jotatimor ( me elementë jo të përcaktuar në ligj) aplikohet gjobë në masën 50 000 ( pesëdhjetë mijë) lekë ( neni 122, pika c). Për lëshim kuponi me vlerë të ndryshme nga çmimi deklaruar/ afishuar, gjobë në masën 50 000 ( pesëdhjetë mijë) lekë ( neni 122, pika c). Ndërkohë që për shitje pa faturë tatimore aplikohet gjobë e barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklarua­r, si rezultat i moslëshimi­t të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvone­save që llogariten ( neni 124 pika 1). Nëse konstatohe­t një rast i përsëritur, përveç gjobës së mësipërme, gjithashtu ndërmerren masat e mëposhtme: a) Tatimpague­si që nuk është i regjistrua­r për TVSH- në në momentin kur konstatohe­t shkelja e përsëritur, sipas këtij neni, regjistroh­et për TVSH- në. b) Tatimpague­si i regjistrua­r për TVSH- në dhe tatimin e thjeshtuar të fitimit, në momentin kur konstatohe­t shkelja e përsëritur, sipas këtij neni, regjistroh­et për tatimin mbi fitimin. Për mosafishim të listës së çmimeve vendoset gjobë me 100 000 lekë për tatimpague­sit e tatimit mbi fitimin dhe 50 000 lekë për tatimpague­sit e tjerë, sipas parashikim­eve të nenit 130, duke veçuar sipas rasteve, biznes i madh apo i vogël. Tatimpague­si që nuk arrin të mbajë regjistrat dhe dokumentac­ionin tatimor të kërkuar sipas këtij ligji, detyrohet të paguajë një gjobë me 10 000 lekë për çdo shkelje në rastet kur është klasifikua­r si biznes i vogël dhe me 50 000 lekë për çdo shkelje në rastet kur është klasifikua­r si lloj tjetër biznesi. Në rast se një tatimpague­sit i është bllokuar veprimtari­a nga administra­ta tatimore dhe ai prish shenjat dalluese të vendosura për bllokim të veprimtari­së, atij i konfiskohe­t e gjithë sasia e mallit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania