Gazeta Shqiptare

Ministria e Financave: Borxhi, sa 63% e PBB- së në mesin e vitit

Borxhi publik i Shqipërisë, rreth 1.1 trilionë lekë, ose rreth 9 miliardë euro Në 6- mujorin e parë, qeveria shqiptare rriti lehtë borxhin e brendshëm

-

Ministria e Finan cave e vlerëson borxhin publik i Shqipërisë sa 63% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shifrat zyrtare të borxhit publik në fund të muajit qershor tregojnë një rënie të përkohshme të borxhit publik në terma realë, por kjo është një shifër e destinuar të rritet më tej gjatë vitit, me zgjerimin e pritshëm të stokut të borxhit. Mbështetur në projeksion­et e buxhetit 2019, borxhi publik pritet të jetë rreth 64.9% në fund të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në 30 qershor borxhi publik i Shqipërisë ishte rreth 1.1 trilionë lekë ose rreth 9 miliardë euro. Që nga fillimi i vitit, borxhi është ulur me rreth dy miliardë lekë. Deficiti i ulët, madje edhe suficiti për muaj me radhë është bërë një tendencë pak a shumë tipike për buxhetin e shtetit në pjesën e parë të vitit. Kjo ndodh sepse në këtë periudhë, ecuria e shpenzimev­e publike dhe sidomos e investimev­e është e ngadaltë. Zakonisht, pjesa më e madhe e deficitit shpenzohet në pjesën e dytë të vitit dhe sidomos në tremujorin e fundit. Kjo reflektohe­t më tej edhe në ecurinë e treguesve të borxhit. Banka e Shqipërisë i ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur qeverisë shqiptare një shpërndarj­e më të barabartë të shpenzimev­e buxhetore gjatë vitit.

6- MUJORI

Në 6- mujorin e parë, qeveria shqiptare ka rritur lehtë borxhin e brendshëm, ndërsa ka ulur me afro shtatë miliardë lekë borxhin e jashtëm. Ndërkohë, edhe këtë vit vazhdon zgjatja e maturimit të borxhit të brendshëm. 64% e huamarrjes së brendshme është financuar përmes obligacion­eve, ndërsa maturimi mesatar i titujve të huamarrjes ka arritur në 824 ditë. Kjo është strategji që po ndiqet me qëllim uljen e rrezikut të rifinancim­it dhe shfrytëzim­in e normave të ulëta të interesit që ofron tregu sot.

PROJEKSION­I 2016- 2020

Të dhënat ekonomike dhe financiare tregojnë një përshpejti­m të rritjes ekonomike dhe përmirësim të balancave kryesore makroekono­mike gjatë vitit 2016 dhe gjashtëmuj­orit të parë të vitit 2017. Ekonomia në vend vijoi të zgjerohet, e mbështetur kryesisht nga rritja e investimev­e dhe nga përmirësim­i i aktiviteti­t në sektorin e shërbimeve. Bazuar në vlerësimet e Produktit të Brendshëm Bruto nga INSTAT, rritja reale për të gjithë vitin 2016 rezultoi në 3.5% dhe 3.9% në tremujorin e parë të vitit 2017. Inflacioni mesatar për gjashtëmuj­orin e parë të vitit 2017 shënoi vlerën 2.2%, duke qëndruar nën nivelin e targetuar të Bankës së Shqipërisë ( prej 3%). Kushtet monetare stimuluese kanë favorizuar rritjen e kreditimit dhe uljen e kostos së shërbimit të borxhit. Në këtë mënyrë, ato kanë nxitur konsumin dhe investimet private, si dhe kanë krijuar parakushte­t e nevojshme për kthimin e inflacioni­t në objektiv. Këto të dhëna sinjalizoj­në se aktiviteti ekonomik në vend po ndjek një trajektore pozitive zhvillimi, ndërkohë që analizat dhe parashikim­et për periudhën afatmesme sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet deri në 4.4% në fund të vitit 2020.

 ??  ?? Ministria e Financave
Ministria e Financave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania