Gazeta Shqiptare

Favorizoni­n biznese kundrejt ryshfetit, në pranga dy inspektorë të bashkisë

Nën hetim në gjendje të lirë, drejtori dhe pronari i hotelit në Velipojë

-

Dy inspektorë të zba timit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pronari i një hoteli në zonën e plazhit, në Velipojë. Ndërkohë që po hetohen në gjendje të lirë drejtori i Drejtorisë se të Ardhurave dhe pronari i një hoteli. Gjithçka është bërë kuadër të operacioni policor të koduar "Akomoduesi 2?. Sipas policisë së qytetit verior, në pranga kanë përfunduar inspektorë­t Idlir Dibra dhe Gegë Nika. Ata dyshohet se kanë favorizuar biznese për mospagim taksash në zonën e Velipojës. "Në zbatim të planit të masave për sezonin turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko- Financiar, në D. V. P. Shkodër, në kuadër të operacioni­t policor ' Akomoduesi 2', janë ushtruar kontrolle në disa subjekte në Plazhin e Velipojës. Si rezultat i këtyre kontrollev­e janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të Bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave. Për këto shkelje u bë ndalimi i shtetasve: G. N. 52 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re Shkodër, ekonomist, inspektor; I. D. 49 vjeç, banues në Shkodër, ekonomist, inspektor, për veprat penale të ' Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike', ' Shpërdorim detyre' dhe ' Falsifikim dokumentes­h'", njoftoi ndër të tjera policia. Ndërsa sqarohet se u procedua në gjendje të lirë drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër shtetasin, B. Gj. 41 vjeç, për veprën penale të "Shpërdorim detyre". Sipas bluve, këta shtetas në bashkëpuni­m me njeri- tjetrin, duke qenë në pozicionin e inspektorë­ve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikim­it të dokumentev­e kanë shpërdorua­r detyrën dhe kanë favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt ( hotel) në plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër. Në vijim të veprimeve u procedua pronari i hotelit shtetasi K. L. 27 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, për veprën penale "Fshehje e të Ardhurave". Materialet i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ABUZIMI ME DETYRËN

Sipas bluve, këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, duke qenë në pozicionin e inspektorë­ve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, me anë të falsifikim­it të dokumentev­e kanë shpërdorua­r detyrën dhe kanë favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt ( hotel) në plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

 ??  ?? Policia e Shkodrës
Policia e Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania