Gazeta Shqiptare

Mashtronin shqiptarët me automjete luksoze, arrestohen afgani dhe kongolezi

Merrnin makina me qira jashtë vendit, i shisnin në Shqipëri

-

SHKODËR - Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas të huaj, të cilët akuzohen për mashtrim dhe trafikim të mjeteve motorike. Policia njofton se ka arrestuar të rinjtë M. A., lindur në Afganistan dhe banues në Angli dhe L. M., lindur në Kongo dhe banues në Angli. Sipas uniformave blu, dy shtetasit e huaj me anë të mashtrimit merrnin me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli- Belgjikë dhe Gjermani dhe pasi hynin me dokumentac­ion të rregullt nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri. Sipas uniformave blu, dy shtetasit e huaj me anë të mashtrimit merrnin me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli- Belgjikë e Gjermani dhe pasi hynin me dokumentac­ion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri. "Në zbatim të planit të masave për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e trafikimit të mjeteve motorike të vjedhura në vende të BEsë, me tendencë hyrjen dhe shitjen në Shqipëri, si rezultat i një pune të mirorganiz­uar nga ana e D. V. P. Shkodër, në bashkëpuni­m me D. V. K. M. Shkodër dhe Interpol Tirana u finalizua me sukses operacioni i koduar ' Prodhimi i fundit'. Si rezultat i operacioni­t, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

M. A., 25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli.

L. M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli", njoftoi ndër të tjera policia. Mësohet se këta shtetas me anë të mashtrimit merrnin me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli- Belgjikë e Gjermani dhe pasi hynin me dokumentac­ion të rregullt nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri. Si rezultat i punës së bërë u dokumentua­n me prova ligjore në dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale, konkretish­t për një automjet ' Audi' dhe një automjet ' Benz' prodhim i 2019- tës. Më datë 18.07.2019, nëpërmjet P. K. K. Hani i Hotit, shtetasi M. A. ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip ' Audi', të marrë në Gjermani, të cilin e ka shitur në Shqipëri. Po më datë 24.07.2019 janë paraqitur për të hyrë në territorin shqiptar shtetasit M. A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip ' MercedezBe­nz', vit prodhimi i 2019- tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale. Nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentim­in

MASHTRIMI

Burime nga policia bënë me dije se dy të rinjtë me anë të mashtrimit merrnin me qira makina luksoze, prodhime të fundit, në kompani të ndryshme në AngliBelgj­ikë e Gjermani dhe pasi hynin me dokumentac­ion të rregullt nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri. Si rezultat i punës së bërë u dokumentua­n me prova ligjore dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale, konkretish­t për një automjet "Audi" dhe një automjet "Benz", prodhime të 2019tës.

e plotë të veprimtari­së së paligjshme të kryer nga këta dy shtetas. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Mashtrimi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania