Gazeta Shqiptare

EDI RAMA: JA ÇFARË MENDON ÇIM XHEPA PËR KARAKATINË­N

-

Kryeminist­ri

ka sjellë edhe dje opinione artistësh që sipas tij janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar. "Ndriçim Xhepa ka bërë histori me peshë të posaçme në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale kanë atë të protestues­it për mbrojtjen e një turpi kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma Teatër Kombëtar!", shkroi shefi i qeverisë. Sipas tij, edhe Ndriçim Xhepa, sa për kujtesë, është një demokrat i orëve të para, të cilin s'e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste, pavarësish­t se si qytetar i nderuar që është në radhë të parë, ai s'ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratik­asit e dalluar shqiptarë.

"Ja çfarë mendon aktori ynë i madh, për çështjen e teatrit dhe ja se sa thjeshtësi­sht bukur e sheh ai edhe ruajtjen e historisë së Teatrit Kombëtar, e cila s'ka asnjë lidhje me muret prej tallashi të karakatinë­s së ' Dopo Lavoros', ndërtuar nga ushtria italiane, si një ngrehinë e përkohshme për argëtimin pas pune", thotë Rama dhe citon Ndriçim Xhepën: "Duke pasur parasysh kondicione­t në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencë­s së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucio­ni për më shumë se 70 vjet duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz, sepse kam përshtypje­n se nuk jemi aq të respektues­hëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratav­e të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucio­n dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucio­nin ku punoj prej 37 vitesh".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania