Gazeta Shqiptare

Mehdi Malkaj në skenë, pas "pushtimit" të teatrit nis festivali me shfaqje

Vangjel Kozma del kundër: Më përdorët pjesën pabesisht

- Fatmira Nikolli

Me pjesën "Marr guximin" të shkruar nga Vangjel Kozma, Mehdi Malkaj u ngjit mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar, në një natë të rrallë, pas marrjes së godinës nga artistët të mërkurën. "Zaptimi" pas rrethimit 15 orësh nga policia e ka rivënë në punë skenën e mbyllur për një vit. Siparin e ngriti Mehdi Malkaj, i cili la pushimet për të marrë pjesë në qëndresën e teatrit. Prej dy ditësh salla qe pastruar pa lëvizur asgjë që është pronë e TK. Teatri nuk ka drita, por salla qe plot me artistë e qytetarë, që kanë një vit e që mbrojnë. Gjithçka u bë me vullnetarë dhe ndriçimi u bë me prozhektor­ë dhe gjenerator­ë. Malkaj e nisi shfaqjen nga salla dhe më pas doli në skenë, duke thënë "S'kanë faj ata që kur dalin në podium, e kanë të vështirë ta lënë". Ironi me ndërkombët­arët e politikanë­t dhe me situatën aktuale politike. Teksti kishte ndryshuar disi nga versioni origjinal.

KOZMA:

Me të mbaruar shfaqja, ka reaguar edhe autori i pjesës. "' Marr guximin' unë e kam shkruar si revoltë ndaj atyre plehrave politike dhe njerëzore që do duartrokas­in sonte b* thëlëpirje­n tënde provincial­e, injorante dhe mjerane. Vazhdon të sillesh pabesisht dhe poshtërsis­ht, duke vepruar prapa krahëve. Turp të kesh, po prapë të mëshiroj se të njoh më mirë sesa njeh ti veten. Lëpirje të mbarë!", i është drejtuar ai Malkajt. "Ndërsa, në lidhje me atë që po diskutohet sot, që të prishet apo jo, po deklaroj që ajo barakë turpëruese që quhet Teatër Kombëtar duhet shembur bashkë me atë bandë mjerane dhe mediokre, që përfaqëson primitiviz­min në luftë me qytetërimi­n", është shprehur për "Temën" Kozma. Ndërkaq, si çdo natë, më herët "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" ka mbajtur takim në shesh, ku kanë folur ata që protestojn­ë.

EDMOND BUDINA

"Falë rezistencë­s e qytetarisë suaj, ne sot kemi një ngjarje të jashtëzako­nshme. Pas një viti e gjysmë hapim Teatrin Kombëtar. Ky është një gjest simbolik, por që do të vazhdojë. Kjo do të thotë se ne gjithsesi nuk flemë. Do të vazhdojmë të jemi vigjilentë. Arti duhet të jetë i pavarur. Duhet të jetë në opozitë me çdo lloj pushteti. Këtë po e tregojmë sonte dhe këtë po e tregoni ju. Shfaqjet do të vazhdojnë deri sa teatri të rikonstruk­tohet. Faleminder­it atyre që na kanë mbështetur duke ardhur këtu e faleminder­it atyre që na kanë mbështetur larg! Teatri do të shpëtojë, sepse ne jemi të gjithë bashkë.

KASTRIOT ÇIPI

"Teatri nuk është mbyllur kurrë, as në vitin 1945. Teatri ka kaluar zinë e bukës e shumë situata të vështira. Është mbyllur vetëm në vitin 1998 me urdhrin e ministrit të brendshëm të Kulturës. Atëherë qëndroi 9 muaj i mbyllur. Arsyeja e vetme e vërtetë qe se duhej shkëputur lidhja e publikut me teatrin. Teatrot jetojnë falë dashurisë që investon publiku në to, se teatrot nuk janë vetëm vende pune për artistët. 21 vite më parë 3 drejtorë u pushuan nga puna dhe ministri konfirmoi luftën me teatrin. Është më e rëndësishm­e kjo hapje dyersh sot e kjo prani e juaja sot. Sepse këtë hapje dyersh nuk e kemi arritur me marrëveshj­e me qeverinë. E kemi arritur me rezistencë prej një viti. Kryeminist­ri diktator globalist, që kemi çdo ditë e më shumë e ka më të vështirë ta marrë këtë kala".

NERITAN LIÇAJ

"Jam i emocionuar, sepse atë që ka bërë ky shesh, s'është bërë as në diktaturë. Në këtë shesh para pak ditësh u provua ajo që nuk ishte provuar as nga diktatura. E përballuam me krenari dhe me qytetari. Është pastruar teatri nga si e kishin lënë barbarët. E kishin plagosur. Nëse u ka mbetur një fije moral atyre që në parlament ngritën kartonët, duhet të pyesin pse e bënë. Duhet ta kthejmë në vend pelegrinaz­hi këtë vend, për ta jetësuar këtë që e kthyen në shkretëtir­ë".

ROBERT BUDINA

"Nuk e besoja që do të arrinim në këtë ditë, që do shqyheshin dyert e teatrit. Qoftë edhe për ta çliruar nga pushteti. Kisha siklet ta bëja atë punë, se rezistuam një vit që të bëhet ndryshe. Salla e teatrit është mburojë e pakalueshm­e për pushtetin. Puna jonë nuk është vullnetare, është detyrim ndaj demokracis­ë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania