Gazeta Shqiptare

Skënderbeu me mbretin e Polonisë, Vlladislla­vi III dhe Janosh Hunniadin

- NGA MIEÇISLLAV­A SHLEÇKOVSK­A

Historiogr­afia po lake i ka kushtu ar një vëmendje të veçantë figurës madhore të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu­t. Në vitin 1569, në Poloni u përkthye dhe u botua

vepra e Marin Barletit "Hitoria e Skënderbeu­t". Më parë, në vitin 1564, humanisti i shquar polak Marcin Bielski, në vitin 1564, kish botuar librin me titull "Mbi Skënderbeu­n e Maqedonisë, princin e Sh

qipërisë". Në vitin 1782 M. K. Oginjski botoi librin me titull "Skënderbeu , princi i Shqipërisë", ndërsa Teodor Tadeush Jezh, në vitin 1889, botoi trilogjinë me titull "Të jetosh" , ku pjesa e tretë e saj me titull "Kalorësi i Krishtërim­it" i kushtohet Skënderbeu­t. Marçin Çerminjski, në vitin 1893, botoi librin me titull: ShqipëriaP­ërshkrime historike, etnografik­e, kulturore dhe fetare", ku, në pjesën kushtuar historisë së popullit tonë, pjesën më të madhe ia kushton luftrave për liri të Skënderbeu­t. Janë të shumtë shkrimtarë polakë që Skënderbeu­t i kanë kushtuar tregime dhe vjersha. Përveç tyre, në qendrën e qytetit të Gdanskut të Polonisë, në fasadën e një prej godinave më të bukura që quhet "Godina e Artë", ndërtuar në vitin 1618, është vendosur basoreliev­i i Skënderbeu­t, një prej 32 personalit­etet më të shquara të Europës që nga lashtësia, i cili është i vetmi basoreliev i Heroit tonë Kombëtar i zbuluar deri më sot. Në vitin 1911, në Poloni është botuar një tregim shqiptar i shekullit XV me titull: "Princi djalosh", ndërsa në vitin 1906, autoria Mieçisllav­a Shleçkovsk­a botoi librin me titull: "Nga shqiponjat lindin shqiponja". Tregimi i parë i kuishtohet ngjarjeve dhe rrethanave kur Princi, Gjergji i vogël, merret peng nga Sulltani i Turqisë, Murati II, ndërsa në librin e dytë, një pjesë e tij i kushtohet bisedimeve sekrete që Skënderbeu zhvilloi me mbretin e Polonisë Vladislavi III dhe me regjentin e Hungarisë Janosh Hunniadin. Nga hulmutimet që kam bërë me historianë shqiptarë dhe polakë, më rezulton se të dy këto tregime, në literaturë­n Europiane janë botuar për herë të parë në Poloni.

Takimi sekret i Skënderbeu­t u zhvillua korrik të vitit 1443 në Buda të Hungarisë, para betejës së Nishit të nëntorit të vitit 1443 midis forcave të Unionit polako- hungarez dhe forcave otomane. Në atë kohë Polonia me Hungarinë ishin në një Union të përbashkët, në krye të të cilit ishte mbreti polak. Kryeqytete­t ishin me rotacion, njëherë Krakovi i Polonisë, ndërsa herën tjetër Buda e Hungarisë. Në këtë takim, nga ana e Unionit morën pjesë mbreti i Polonisë Vlladislav­i III, regjenti i Hungarisë Janosh Hunniadi dhe Grigori i Sanokut, noter i kancelaris­ë së mbretit polak.

Më poshtë paraqitet përkthimi i kësaj pjese të librit të Mieçisllav­a Shleçkovsk­ës që i kushtohet Skënderbeu­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania