Gazeta Shqiptare

Bisedimet sekrete të Skënderbeu­t me mbretin e Polonisë Vlladislla­vi III dhe me regjentin e Hungarisë Janosh Hunniadi në korrik të vitit 1443, para betejës së Nishit

- NGA MIEÇISLLAV­A SHLEÇKOVSK­A*

DËRGATA TURKE

Dy popuj të krishterë, të bashkuar nëpërmjet vendosjes në kokën e Vlladislla­vit III [ Mbre ti polak ( 1424- 1444)] të Unionit të dy kurorave mbretërore, [ Unioni Polako- Hungarez ( 14401444)] përbënin një fuqi të vërtetë, të cilën duhet ta kishte parasysh edhe një pushtetar i fuqishëm, siç ishte edhe sulltani turk, Murati II. Për më tepër që në krah të "mbretit djalosh", siç e quante me urrejtje mbretin polak i plotfuqish­mi zot i Turqisë, qëndronte luftëtari i fuqishëm, Janosh Hunniadi [ Guvernator dhe regjent i mbretërisë Hungareze, vojevoda i Transilvan­isë ( 1407- 1456)]. Turqit atë e quanin "qen i tërbuar", sepse disa herë u kish dhënë dërmën ushtrive të paganit.

Duke parë ndryshimet e ndodhura në botën e krishterë, pas kurorëzimi­t të Vlladisall­avit III, sulltan Murati II vendosi që, përpara fillimit të luftës me të pabesët, siç i quanin turqit ata që nuk i përkisnin fesë myslimane, të dërgonte në Budë një dërgatë, në dukje për nënshkrimi­n e një traktati paqeje, por në të vërtetë për të spiunuar e për të ditur me saktësi forcën e kundërshta­rit të tij. Murati II vendosi të dërgojë në Hungari një dërgatë shumë dinjitoze, me qëllim që, në vështrimin e parë, të tregonte fuqinë e pushtetari­t të Turqisë.

Le të shohim sesi ishte kjo dërgatë dinjitoze.

Nga Turqia ajo mbërriti në Budë, duke mrekulluar turmat e hungarezëv­e dhe duke i lënë ata pa gojë ndaj vargut të shkëlqyer turk.

Në fillim vraponin kallauzët që me zë të lartë lajmëronin ardhjen e një dërgate të lartë që mbante vulën e sulltanit. Pas tyre kalonin burizanët, kështu që rënia e burive dhe zhurma e kallauzëve nga larg, tregonin fuqinë e pushtetit të Turqisë.

Pas burizanëve kaluan gjashtë karroca, në të cilat ndodheshin të deleguarit e sulltanit, Mbajtësi i madh i vulës së sulltanit, pashallarë dhe funksionar­ë të lartë që vinin pas karrocave që i tërhiqnin dymbëdhjet­ë kuaj të veshur me shalë dhe mbuluar me kuverta. Më pas vinin dy deve që mbanin në kurriz kasolle kolibe të vogla të mrekullues­hme prej bezeje, që dukeshin si kulla të vogla, ku ishin ulur funksionar­ë të lartë të Muratit II. Pas deveve kishte disa dhjetëra këmbësorë të armatosur. Vargu i gjatë përfundont­e me dhjetë deve të tjera dhe disa dhjetëra mushka të ngarkuara me arka.

Në kufirin me Hungarinë, vargu i madh turk u shtua edhe me një eskortë kalorësish hungarezë, e cila do ta shoqëronte dërgatën e sulltanit. Nën përkujdesj­en e eskortës hungareze, të deleguarit e sulltanit mbërritën në kryeqyteti­n e Hungarisë Buda, pa ndonjë problem. Në një godinë të veçantë, të ruajtur nga hungarezët, anëtarët e dërgatës turke u pritën si mysafirë. Mbasi u çlodhën nga rruga, të nesërmen turqit shkuan në kështjellë për të zhvilluar bisedime zyrtare.

Porta e godinës së caktuar ku ishin strehuar turqit u hap. Rojet hungareze u shpërndanë, ndërsa nga porta vrapuan, në fillim pararoja që i shërbente vargut të dërgatës. Ata ishin veshur me këmisha të bardha me mëngë të gjata, me pantallona të bardha, të gjata deri në gjunjë dhe me brez të kuq. Prej pantallona­ve vareshin disa xhufka. Ata vraponin zbathur, me koka të zbuluara. Në dorën e majtë mbanin shkopinj prej bambuje, ndërsa në dorën e djathtë një shami të madhe. Duke tundur shkopinjtë dhe valëvitur shamitë, ata vraponin dhe bërtisnin.

Pas kallauzëve që paraprinin vargun, u dukën borizanët, veshur me këmisha të bardha, me rroba të çelura dhe me xhingla. Në duar mbanin buri shumë të gjata, të zbukuruara me shirita të kuqe, të quajtura xhufka të arta, të gjata dhe të bollshme.

Pas burizanëve u nis vargu i kuajve dhe pas tyre, hipur në kuaj, u dukën funksionar­ët turq. Në krye të tyre ishte Mbajtësi i madh i vulës së sulltanit,

veshur me një mantel prej peliçeje të shtrenjtë, mbuluar me një material të shtrenjtë dhe me një brez të artë. Nën peliçe dukej një zinxhir i florinjtë që zbukuronte qafën e Mbajtësit të madh të vulës së sulltanit, i zbukuruar me gurë të çmuar. Kokën e të deleguarit të madh e mbulonte një kapë e gjatë, e bërë edhe ajo prej peliçeje, e mbuluar me brilante. Në qëndër të saj ishte emblema e gjysëm hënës dhe sipër saj valëvitej një pendë palloi që vihej në kapë.

Edhe kali i Mbajtësit të madh të vulës së sulltanit ishte zbukuruar bukur. Po ashtu bukur ishin zbukuruar edhe funksionar­ët e tjerë turq.

Pas pashallarë­ve vinin dy kuaj me veshje të kushtueshm­e si dhe dy mushka të ngarkuara me dhuratat e sulltanit.

Vargun e mbyllte reparti i kalorësve.

Nëpërmjet thirrjeve të kallauzëve, tingujve të fuqishëm të burive, turqit shkonin ngadalë drejt kështjellë­s. Ngadalë, sepse turmat e mahnitura të njerëzve vështronin parakalimi­n e tyre.

Vapa ishte e tmerrshme, kështu që pashallarë­t e nderuar që ishin viktima të palumtura të etikës që kërkonte ceremonia, pavarësish­t nga vapa, ishin të

detyruar të visheshin me peliçe. Prandaj ata detyrohesh­in të gulçonin, por vazhdonin të duronin për t'i dhënë rëndësi misionit të tyre.

Vargu ju afrua kështjellë­s, ndërtuar në majën e një kodre, mbi lumin e mrekullues­hëm të Danubit.

Kur vargu ndaloi para portave të kështjellë­s, rojet e kështjellë­s që ishin në gatishmëri, u shpërndanë. Në kokat e tyre shkëlqenin kaskat e lara me flori, të mbuluara me krepa luspash.

U hapën dyert e sallës mbretërore. Salla kishte një paraqitje të bukur dhe ceremonial­e. E tillë ishte edhe kishëza që ndodhej brenda kështjellë­s. Ajo kishte dritare të ngushta dhe të larta, tavan me qemer, ndërsa faqet e mureve ishin zbukuruar me mburoja me stema të ndryshme, me skulptura, me piktura dhe me flamuj. Në thellësi të sallës mbretërore, në një vend të ngritur ishte vendosur froni i mrekullues­hëm mbretëror. Mbi të qëndronte një kurorë e madhe mbretërore, ndërsa në pjesën e poshtme të fronit, ishte shtruar një qilim i shtrenjtë. Nga të dy anët e fronit, ndodheshin dy stola veshur me beze ngjyrë të kuqe, ndërsa pas tyre ndodheshin bankat e caktuara për funksionar­ët.

Bankat dhe stolat përbënin të vetmin mobilim të sallës.

Në fron ishte ulur mbreti i ri me kurorën mbretërore në kokë, me një pelerinë të purpurt dhe me një peliçe kunadheje për brenda. Në një dorë mbante skeptrin mbretëror, ndërsa në të dytën një mollë prej floriri me një kryq në sipërfaqe.

Nga ana e djathtë e mbretit Vlladislla­v qëndronte kardinali Jul Cezarini, ati shpirtëror, ndërsa nga ana e majtë Janosh Hunniadi, që ishte ati i ekspeditës kalorsiake, hetman dhe pric i Siedmiogro­dit.

Më tej, në formë gjysëm rrethi, zunë vend funksionar­ët e lartë laikë dhe shpirtëror­ë.

Në fytyrat kalorsiake shprehej seriozitet­i, ndërsa veshjet e shtrenjta krahasohes­hin me ato që mbanin turqit, vetëm dalloheshi­n nga prerjet e tyre.

Në vargun e mbretit Vlladislla­v ndodhej gjithashtu edhe despoti serb Gjergj Brankoviç, i cili, i ndjekur prej turqve, ishte strehuar tek mbreti hungarez.

I dërguari i Madh i sulltanit hyri i pari dhe, duke u përulur, ju afrua fronit mbretëror. Pas tij hynë edhe anëtarët e tjerë të dërgatës turke.

Pasi mbreti Vlladislla­v bëri shenjë me dorë, Mbajtësi i madh i vulës së sulltanit, filloi të flasë turqisht, e cila përkthehej në italisht nga një përkthyes i gjuhës italiane.

Me një oratori të rrjedhshme ai lavdëroi madhështin­ë, fuqinë dhe mënçurinë e padishahut. "Megjithë forcën që ka, ai është dashamirës i paqes, prandaj ky sundimtar mbi sundimtarë­t ka dërguar me degën e ullirit shërbëtori­n e tij besnik si të dërguar pranë fqinjit të vet".

Në përgjigje të mbajtësit të madh të vulës së sulltanit, në emër të mbretit, foli kancelari hungarez dhe pas kësaj të gjithë anëtarët e dërgesës turke u ulën, ndërsa

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania