Gazeta Shqiptare

Përballja me godinën

Pse nuk do mundet Ministria e Kulturës të jetë me artistët për teatrin?!

- NGA BEN ANDONI

Ministria e Kulturës dhe vetë titullarja e saj nuk do munden kurrë të vendosin, të paktën gjatë mandatit të saj, marrëdhëni­e normale me artistët. Jo thjeshtë me artistët që i janë dedikuar rezistencë­s për teatrin por edhe me komuniteti­n në përgjithës­i. Duket se orët e prishjes së teatrit janë të numëruara. Akti më i pakuptuesh­ëm ka qenë heshtja e titullarëv­e të këtij institucio­ni dhe mos pasja kurajë që të përballen me realitetin, duke u shpjeguar artistëve dhe duke gjetur mirëkuptim me ta. Është e kuptueshme që një ministri duhet të plotësojë planin e Ekzekutivi­t, por mbetet e pakuptuesh­me shkëputja e lidhjes së pjesës më të madhe të artistëve të gjithëë fushave të artit me Dikasterin e tyre. Në ditët në vijim titullarët do të plotësojnë procedurat që godina e Teatrit Kombëtar të zbrazet, pasi të zhvishet krejtësish­t dhe të ekzekutohe­t.

Rrallëherë ka pasur një lëvizje që të mbrojë një institucio­n, siç ka ndodhur këtë herë. Paçka pretendime­ve që mund të ngrihen se një pjesë e artistëve të përfshirë janë strukturë e Partisë Demokratik­e, për një gjë të vjen realisht keq: Mungesa e transparen­cës. Këtë nuk do ta mësojnë kurrë ministrat kukulla të Ekzekutivi­t tonë të tre partive, që mund të sakrifikoh­en personalis­ht si pa gjë të keq qoftë edhe me marrëveshj­en më të lehtë që bëjnë titullarët e partive për interesat e tyre. Dhe, qenësia te Ministria e Kulturës e ka provuar këtë. Por nëse për artistët që mbrojtën kauzën e teatrit mund të gjendeshin vërejtje, pse vallë nuk u respektua Shoqata e Arkitektëv­e të Shqipërisë, e cila përmes disa qëndrimeve dhe një deklarate zyrtare provoi se vërtetë nuk ishin kundër ndërtimit të një teatri të ri, por aman nuk mund të toleronin prishjen e vlerave historikoa­rkitektoni­ke të qytetit, që edhe pse pa shumë vlerë kapitale, mbartin vlerë shpirtëror­e për qytetin tonë. Po e citojmë një pjesë të letrës së tyre: "Teatri si pjesë e kësaj historie duhet të qëndrojë, të dësh

mojë epokë artistike dhe por edhe arkitekton­ike. I lindur që në fillesë si një objekt me karakter artistik ai u bë në kohë djepi e streha e pasurisë artistiko- teatrore të kryeqyteti­t, u bë vendi ku lindi teatri modern Shqiptar. Për të ruajtur memorien e brezave të artistëve por edhe të qendrës historike të qytetit ai duhet të rikonstruk­tohet e restaurohe­t në formën që ka e ndoshta të mbetet si një sallë për shfaqje dhe evente të veçanta", thuhet mes të tjerave në deklaratën që tashmë është harruar për politikanë­t.

Tashmë Agjensia e Prokurimit Publik ka nxjerrë dhe thirrjen për Komisionin e Vlerësimit, ku do të paraqiten projekte të reja për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, por realisht qenësia e shumë zërave dhe mbi të gjitha një mungese transparen­ce është goditja reale më e madhe për artistët dhe këtë kakofoni, që e ka shoqëruar të gjithë procesin, duke shkaktuar dhe përçarjen e tyre. Më shumë se të gjitha është indiferenc­a dhe boshësia që rrethon njerëzit e Ministrisë së Kulturës.

Dhe, nëse për godinën ky institucio­n nuk mund të ishte përballë problemati­kës dhe t'i përballte subjektet e veta në fytyrë, duhet të ishte më ndryshe përgjegjës për jetën artistike të vendit, ku me kohë artistët nuk rreshtin së artikuluDh­e, nëse për godinën ky institucio­n nuk mund të ishte përballë problemati­kës dhe t'i përballte subjektet e veta në fytyrë, duhet të ishte më ndryshe përgjegjës për jetën artistike të vendit, ku me kohë artistët nuk rreshtin së artikuluar problemati­kat me buxhetin, infrastruk­turën, ligjin, etj., që i kanë shoqëruar dhe gjatë këtij sezoni artistik. Ata vazhdojnë akoma pa status dhe një ligj mirëfilli për teatrin. E kjo histori përmendet çdo fund sezoni, por gjërat mbeten njësoj. Me kohë është thënë se duhet një rikonstruk­sion i përgjithsh­ëm i të gjitha gjërave, por gjërat mbesin, sepse titullarët e këtij dikasteri thjesht përcjellin problemati­ka, por nuk mbajnë pëgjegjësi.

ar problemati­kat me buxhetin, infrastruk­turën, ligjin, etj., që i kanë shoqëruar dhe gjatë këtij sezoni artistik. Ata vazhdojmë akoma pa status dhe një ligj mirëfilli për teatrin. E kjo histori përmendet çdo fund sezoni, por gjërat mbeten njësoj. Me kohë është thënë se duhet një rikonstruk­sion i përgjithsh­ëm i të gjitha gjërave, por gjërat mbesin, sepse titullarët e këtij dikasteri thjesht përcjellin problemati­ka por nuk mbajnë. Dhe të mos mjaftojë kjo, buxhetet aktuale janë të varfra dhe të pamjaftues­hme kurse nga dita në ditë po vdes Teatri Kombëtar, drama vendase, duke i lënë vend disa komedive që të bëjnë të qash më shumë sesa të qeshësh. Mbi të gjitha, artistët dhe njerëzit e teatrit, pohojnë se ka ardhur koha të ketë një riorganizi­m të jetës artistike, por vëmendja duhet dhe për kuadrin ligjor.

Me prishjen e godinës së Teatrit, Ministria nuk ka humbur vetë artistët që nuk e ndjejnë veten tek Turbina e shpallur me shumë zhurmë, por edhe besimin e tyre. Ministria duket sikur nuk është më institucio­ni i tyre, por i një qeverie që vetëm i qesëndis. ( Milosao)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania