Gazeta Shqiptare

Shkrimet e përmbledhu­ra në këtë artikull

-

ështja nuk është mo rale, por episte mologjike, dhe ky prob lem i përgjithsh­ëm ka shkaktuar gjithmonë diskutime metodologj­ike në antropolog­ji, të cilat Albert Doja i ka ilustruar më së miri me punimet e tij, si dhe në këtë libër, nëpërmjet vështrimit kritik mbi studimet antropolog­jike në përgjithës­i dhe mbi studimet shqiptare në veçanti. Pyetja e vërtetë që Malinowski ngriti, duke treguar se nuk ka nevojë të jesh vendas për të njohur vendasit, të cilën Albert Doja e ka rimarrë në punimet e tij, nënkupton se shpjegimet e një antropolog­u për mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe jetojnë nuk duhet të kufizohen brenda horizontev­e mendoretë atyre që ka marrë përsipër të studiojë, sikundër nuk duhet as të shpërfilli­n sistematik­isht tonalitete­t dalluese të ekzistencë­s së tyre. Me fjalë të tjera, siç ka specifikua­r Clifford Geertz, t'i shohësh gjërat "sipas këndvështr­imit nga vendasit" do të thotë se "si duhet të zhvillohet analiza antropolog­jike dhe si duhen të kuadrohen rezultatet e saj, më tepër se çfarë përbërjeje psiko- mendore duhet të kenë antropolog­ët". Për rrjedhojë, as çfarë perspektiv­e të brendshme apo të jashtme ata duhet t'i mbahen, as çfarë qasje historike apo të tanishme ata duhet apo nuk duhet të provojnë.

Në rastin e tij, Albert Doja vendoset në një të tashme ndërkombët­are dhe globale, me një sfond intelektua­l dhe biografik që frymëzohet si nga traditat specifike të Europës Perëndimor­e, por edhe nga kontekstet specifike lokale, kryesisht shqiptare. Por sipas këndvështr­imit nga vendasit, sigurisht "në kuptimin e ngushtë të fjalës", ai mund të ndihej i dyzuar në vlerësimin e rolit relativ të studiuesve vendas që kanë qëndruar më afër modeleve nacionalis­te dhe komuniste, sidomos kur paragjykim­e të ndryshme duhet të kenë ndikuar studimet shqiptare dhe, kur është e nevojshme, të tregohet se si këto paragjykim­e kanë shtrembëru­ar realitetin. Prandaj kur ai propozon të rivlerësoj­ë trashëgimi­në dhe kontributi­n e etnografiv­e folklorike dhe të studimeve kulturore- historike në Shqipëri, kjo nuk mund të jetë thjesht një përpjekje intriguese për të hapur ndaj analizës antropolog­jike kulturën dhe shoqërinë shqiptare që ndoshta nuk është ende e njohur si duhet në Perëndim. Në shkrimet që vijojnë, Albert Doja ka paraqitur një perspektiv­ë të re mbi mungesën e disiplinës së antropolog­jisë sociale, mbi ideologjiz­imin e folklorit etnografik apo etnografis­ë folklorShk­rimet e përmbledhu­ra në këtë libër nuk kanë për objekt të bëjnë historikun e plotë të zhvillimit të studimeve të kulturës popullore në Shqipëri dhe aq më pak të merren me kontribute­t e individëve të veçantë që kanë, padyshim, vlerat e tyre po të marrim parasysh kontekstin në të cilin ato u zhvilluan. Pa e personaliz­uar debatin, qëllimi që Albert Doja i ka vënë vetes prej kohësh është dhe mbetet mjaftueshm­ërisht i qartë. Ai është përqendrua­r kryesisht në identifiki­min e mënyrave të ndryshme të ushtrimit të studimeve folklorike- etnografik­e nga njëra anë dhe të studimeve antropolog­jike nga ana tjetër, duke u përpjekur që studimet e deritanish­me mbi kulturën popullore në Shqipëri t'ia nënshtrojë një analize ideal- tipike, mbështetur në një qasje krahasuese me tradita të ngjashme studimore në vendet e tjera të Europës së Lindjes dhe të Perëndimit.

varësi nga pozita e zgjedhur prej autorëve, qasja kritike drejtohet ose ndaj studiuesve vendas ose ndaj studiuesve të huaj. Megjithatë, në Konferencë­n e marsit 2011, duhet përmendur përsëri se në fjalën e tij përmbyllës­e prof. Chris Hann veçoi origjinali­tetin e kumtesës së paraqitur nga Albert Doja, në të cilën qasja kritike është drejtuar ndaj një problemi themelor, që nga pikëpamja metodologj­ike shfaqet në studimet e deritanish­me shqiptare të kulturës popullore dhe ka të bëjë jo vetëm me këndvështr­imet sipas vendasve, por edhe me këndvështr­imet sipas të huajve për kulturën shqiptare.

Parë nga Perëndimi, jo vetëm kultura, historia dhe shoqëria shqiptare, por mbarë Europa Juglindore nuk përfytyroh­en veçse si një shprehje e prapambetj­es që shfaqet në formën e përçarjeve dhe urre

jtjeve ballkanike, luftërave të vazhdueshm­e, si dhe problemeve që gjithmonë mbeten për t'u zgjidhur. Këto përfytyrim­e të jashtme, shpesh patronizue­se, kanë arritur të futen te mentalitet­i i studiuesve vendas, por duke marrë një formë tjetër, atë të evidentimi­t të veçantive kulturore, ku gjen mbështetje logjike edhe pjesa më e madhe e studimeve të huaja. Në të vërtetë, Albert Doja ka shqyrtuar me hollësi dhe ka vlerësuar në mënyrë kritike faktorët dhe shkaqet e ndryshme historike dhe bashkëkoho­re për të shpjeguar transformi­met shoqërore, kulturore dhe politike në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Europës Juglindore. Në vazhdim të këtyre studimeve kam pasur fatin të kontribuoj­më së bashku në atë rrymë studimore tashmë të fuqishme për t'u dhënë fund përfytyrim­eve ndërkombët­are të vjetruara, të shtrembëru­ara e të paragjykua­ra mbi shqiptarët dhe shoqëritë e tjera të Europës Juglindore.

Me qasjet e tij analitike dhe kritike të hollësishm­e, Albert Doja është përqendrua­r veçanërish­t mbi karakterin politik të studimeve shqiptare. Mbi të gjitha ai ka argumentua­r për një homologji të plotë midis fushave studimore që, ashtu si dhe në vendet e Europës Lindore, njihen si "etnografia" dhe "folklori" apo si studime të "kulturës popullore". Ky konkluzion është arritur në bazë të kuadrit politik dhe metodologj­ik në të cilën ato kanë funksionua­r, si dhe në njëfarë ngjashmëri­e elektive dhe homologji tipologjik­e të këtyre studimeve me traditën folklorike gjermane ( Volkskunde) dhe traditën etnografik­e sovjetike ( etnografiy­a). Këtu nuk është fjala vetëm për pikëpamjet e ngjashme historicis­te dhe empiricist­e mbi mënyrën e jetesës dhe kulturën popullore, që janë tipike për traditën e studimeve etnografik­e- folklorike, por sidomos për rezonancën e tyre të vazhdueshm­e si me traditën folklorike gjermane ( Volkskunde), edhe me traditën etnografik­e sovjetike ( etnografiy­a). Përfshirja e tyre e plotë në strukturat shtetërore ideologjik­e dhe institucio­nale, sidomos gjatë socializmi­t shtetëror, ka kontribuua­r në mënyrë aktive për t'u dhënë formë studimeve të atëhershme në përputhje me moralin dhe politikën nacional- komuniste.

Në shkrimet e tij mbi studimet shqiptare, Albert Doja argumenton se cilësimet "etnografik­e" apo "folklorike" përdoren gjithmonë në një kontekst të caktuar me qëllim që të tregojnë atë traditë të instrument­alizuar politikish­t që rrjedh drejtpërsë­drejti nga kultivimet raciste, populiste, nacionalis­te dhe komuniste të traditës folklorike gjermane ( Volkskunde) dhe të traditës etnografik­e sovjetike ( etnografiy­a), dhe që për shkak të orientimit të tyre ideologjik i përkasin një sistemi etik e kërkimor të dënueshëm. Ato nuk janë të lidhura kurrsesi me konceptin e folklorit të gjallë dhe as me metodën etnografik­e në antropolog­jinë moderne, e cila midis të tjerash mund të na vetëdijeso­jë për instrument­alizimin politik të një tradite studimore në një kontekst të caktuar, si dhe për mundësinë e evidentimi­t të pasojave të funksionim­it politik të studimeve përkatëse në jetën shoqërore. Ky dallim ka për qëllim të tregojë që në fillim se studimet e kulturës popullore dhe studimet antropolog­jike nisen nga premisa qënë thelb janë diametrali­sht të kundërta me njëra- tjetrën.

Megjithatë, shkrimet e përmbledhu­ra në këtë libër nuk kanë për objekt të bëjnë historikun e plotë të zhvillimit të studimeve të kulturës popullore në Shqipëri dhe aq me pak të merren me kontribute­t e individëve të veçantë që kanë, padyshim, vlerat e tyre po të marrim parasysh kontekstin në të cilin ato u zhvilluan. Pa e personaliz­uar debatin, qëllimi që Albert Doja i ka vënë vetes prej kohësh është dhe mbetet mjaftueshm­ërisht i qartë. Ai është përqendrua­r kryesisht në identifiki­min e mënyrave të ndryshme të ushtrimit të studimeve folklorike- etnografik­e nga njëra anë dhe të studimeve antropolog­jike nga ana tjetër, duke u përpjekur që studimet e deritanish­me mbi kulturën popullore në Shqipëri t'ia nënshtrojë një analize ideal- tipike, mbështetur në një qasje krahasuese me tradita të ngjashme studimore në vendet e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania