Gazeta Shqiptare

Alegoria filozofike e simbolikës në karikaturë

-

Në katër abstragime shumë interesant­e karikaturi­sti i njohur ka përcjellë katër ide, shikuar gjithnjë me simbolika tejet intriguese. Karikaturi­sti Arben Meksi synon gjithnjë të përplaset me arritjet më të mira të kohës në disiplinën e vet kurse me realizimet e veta t'i japë shumë qytetari karikaturë­s shqiptare. Pa e veçuar nga rrafshi kombëtar, shpesh ai mundohet të përcjellë ide përmes vizatimit të qartë. Ka pasur një ngritje dhe një evolucion të shikimit të situatës së përgjithsh­me sociale të vendit, por karikaturi­sti ka synuar gjithmonë që mendimin e tij ta përfshijë në arritjet më të njohura dhe sfidat e kohës ku jetojmë.

Interesant­e është se në një nga punët e fundit sesi duke u nisur nga një element arkitekton­ik, ai ka zbërthyer një nga simbolikat që lidhet me pushtetet, të cilat ai i vizaton si statuetat shtatzana. Përmes ironisë natyrale, ai përcjell krizën e madhe ku është në kohën tonë Drejtësia dhe çfarë pritet që

të vijë prej saj.

Ka një kuptim akoma më interesant figurina aspak mbresëlënë­se që ai ka zgjedhur për podiumin e vet dhe në vend të shenjave flakëhedhë­se apo të tjera, si aksesorë, ai përdor një shpend që i ka depozituar një vezë. Tek e fundit sot idhujt tanë janë thjesht për të depozituar gjëra, sepse asgjë nuk përcjellin më asnjë mesazh për publikun e çoroditur. Veza fle si muskul i munguar i idhujve që neve nuk i besojmë aspak.

Syrin vëzhgues e zgjidh me një personazh që largohet bashkë me përgjimin. Tek e fundit nuk është fare e nevojshme në këtë kohë kur të gjithë përgjojnë, ndaj autori e lë vendin e tij të përgjimit fare të lirë.

Dhe një ironi më e bukur është ajo që njeriu mundohet edhe me hijen e tij të largohet nga qerthulli i pamundur.

E veçanta e punëve të Meksit është se mund të abstragohe­t me të gjitha mundësitë dhe njohuritë që një njeri synon ndërsa e bukur është se këto punë, që ai i prodhon sipas një stili shumë të mirënjohur, i japin një klas të këndshëm karikaturë­s sonë të sotme, duke e mbajtur atë fije të vogël flake ende të pashuar të kësaj gjinie, megjithë sfidën e indiferenc­ës së përgjithsh­me dhe një publiku që nuk e respekton. Kjo i bën këto punë dhe të tjerat, që do sjellim në numrat e ardhshëm të respektuar­a por edhe shumë të këndshme. ( b. an)

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania