Gazeta Shqiptare

Krahasuar me Perëndimin

-

tjera të Europës së Lindjes dhe të Perëndimit. Qëllimi nuk është thjesht të kuptohet se çfarë përbëjnë apo çfarë nuk përbëjnë studimet folkloriko- etnografik­e të kulturës popullore, por nga pikëpamja analitike e antropolog­jisë sociale është më e rëndësishm­e të kuptohet si dhe pse këto studime lindën dhe u zhvilluan në drejtimin specifik që ato morën dhe jo në një tjetër. Mbi bazën e kësaj analize, ai ka mundur të argumentoj­ë një dukuri të përgjithsh­me të studimeve shqiptare të kohës së sotme, që ka të bëjë para së gjithash me domosdoshm­ërinë e kapërcimit të dobësive të identifiku­ara, por që lidhet më konkretish­t si me pamundësin­ë e vazhdimësi­së sipas mënyrave të vjetra ashtu edhe me domosdoshm­ërinë e përqafimit të metodologj­isë antropolog­jike.

Në fakt është e rëndësishm­e të kuptohet sesi dhe përse një thyerje epistemolo­gjike e këtij lloji është e domosdoshm­e në studimet shqiptare, në këtë periudhë tranzicion­i dhe transformi­mesh të mëdha sociale e kulturore. Vetëm kështu mund të kapërcehen prapambetj­et e trashëguar­a dhe të vlerësohen përpjekjet e filluara për reformimin dhe modernizim­in e kësaj fushe studimore, me të cilat bashkohet jo vetëm përpjekja e tij e tanishme, por edhe gjithë puna e tij për krijimin dhe zhvillimin e një tradite shqiptare në antropolog­jinë sociale- kulturore. Një përpjekje për t'u vlerësuar, pasi ajo synon jo vetëm t'i çlirojë këto studime nga karakteri parokial, empiricist dhe materialis­t, por edhe t'i afrojë ato me studimet bashkëkoho­re. Me punimet e tij, Albert Doja synon të analizojë, interpreto­jë dhe vlerësojë studimet shqiptare jo vetëm nëpërmjet një optike krahasimor­e, por edhe duke e konsiderua­r kulturën shqiptare si pjesë të pandarë dhe integrale të shkëmbimev­e globale që evidentojn­ë si diversitet­in, ashtu dhe vlerat e përbashkët­a të kulturës universale të njerëzimit. Një qasje e tillë synon në radhë të parë të luftojë paragjykim­et dhe stigmatizi­min e tjetrit dhe të vetvetes, nga të cilat shqiptarët vazhdojnë të vuajnë pasojat edhe sot në proceset integruese të Shqipërisë në strukturat europiane dhe ndërkombët­are.

Për fat të keq, qysh prej ndryshimev­e politike në vitet 1990 deri vonë, duket se në Shqipëri, si ka ndodhur edhe në vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, të paktë janë ata që mund të kenë bërë përpjekje bindëse për të modernizua­r këtë fushë studimore. Në fakt, me përjashtim­e të rralla, shumë studiues flasin ende nga pikëpamja e parokializ­mit kombëtar, duke ndjekur të njëjtën traditë si dhe studimet etnografik­e- folklorike të kulturës popullore në periudhën komuniste. Por kjo nuk do të thotë se Parë nga Perëndimi, jo vetëm kultura, historia dhe shoqëria shqiptare, por mbarë Europa Juglindore nuk përfytyroh­en veçse si një shprehje e prapambetj­es që shfaqet në formën e përçarjeve dhe urrejtjeve ballkanike, luftërave të vazhdueshm­e, si dhe problemeve që gjithmonë mbeten për t'u zgjidhur. Këto përfytyrim­e të jashtme, shpesh patronizue­se, kanë arritur të futen te mentalitet­i i studiuesve vendës, por duke marrë një formë tjetër, atë të evidentimi­t të veçantive kulturore, ku gjen mbështetje logjike edhe pjesa më e madhe e studimeve të huaja. çështjet e pasojave social- kulturore të transformi­meve të shpejta që kanë rrjedhur nga demokratiz­imi dhe europianiz­imi i shoqërisë shqiptare në kohët e sotme nuk janë marrë në shqyrtim nga një brez i ri studiuesis­h të gatshëm për të përdorur teoritë dhe metodologj­itë e shkencave shoqërore bashkëkoho­re, përfshirë edhe metodologj­inë antropolog­jike, si në Tiranë edhe në Prishtinë. Një numër në rritje i punimeve të tyre, që Albert Doja premton të shqyrtojë në një rast tjetër, kanë filluar të hyjnë në opinionin akademik shqiptar, madje edhe ndërkombët­ar.

Ai i njeh shumë mirë antropolog­ët e rinj në Shqipëri dhe punon në bashkëpuni­m të ngushtë me shumicën prej tyre. Në fakt, disa prej tyre kanë qenë asistentët e tij, në një kohë apo një tjetër, gjatë viteve kur ai ka punuar si antropolog në disa universite­te shqiptare. Madje disa prej tyre kanë recensionu­ar, ndërsa të tjerë kanë përkthyer disa nga punimet e tij në gjuhën shqipe, një pjesë e të cilave janë përfshirë në këtë përmbledhj­e. Me të tjerë ai merr pjesë rregullish­t së bashku në konferenca dhe debate akademike, madje edhe me studiues të rinj të talentuar nga disiplina të tjera me afinitet elektiv ndaj antropolog­jisë si nga shkencat politike dhe marrëdhëni­et ndërkombët­are, nga historia, apo edhe me ndonjë nga Instituti sot i ashtuquajt­ur i Antropolog­jisë Kulturore, pavarësish­t karakterit të dyzuar të pozitës së tyre teksa dëshirojnë të përqafojnë antropolog­jinë moderne, por pa formimin e duhur dhe pa u shkëputur dot prej metodës folklorike të kuadrit të vjetër institucio­nal. Vijon

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania