Gazeta Shqiptare

BE i tregon kufijtë Boris Johnsonit

- Nga “Deutsche Welle”

( vijon nga faqja 1)

... afrohet me të vërtetë me kryeminist­rin Johnson për Brexit- in.

Presidenti në detyrë i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeminist­rit të ri britanik, Boris Johnson, për të rinegociua­r marrëveshj­en e Brexit- it, të negociuar me paraardhës­en e tij, Theresa May. Përfaqësue­sit e BE- së nuk kanë mandat për rinegocim, tha Junckeri në një bisedë telefonike me Johnsonin.

KONTAKT I DREJTPËRDR­EJTË

"Presidenti Juncker dëgjoi atë që kishte për të thënë kryeminist­ri Johnson", tha një zëdhënëse e Komisionit. Sipas kësaj, Junckeri përsëriti se marrëveshj­a e Brexit- it ishte "marrëveshj­a më e mirë dhe e vetme e mundshme". Kërkesat e reja të Londrës mund të integrohen vetëm në deklaratën politike jodetyrues­e mbi marrëdhëni­et e ardhshme pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Megjithatë, zëdhënësja shtoi se Junckeri ishte i hapur për t'i shqyrtuar propozimet e Johnsonit.

Junckeri tha se donte të punonte në mënyrën më të mirë të mundshme me Johnsonin - shtoi zëdhënësja. Për të pasur një linjë të drejtpërdr­ejtë komunikimi, të dy kishin këmbyer numrat e tyre të celularëve.

GJITHÇKA

"E PAPRANUESH­ME"

Johnsoni dëshiron t'i japë fund tërheqjes së vendit të tij nga BE "me çdo kusht" deri më 31 tetor. Këtë ai e theksoi në fjalimin e tij të parë parlamenta­r në postin e ri. Kjo e bën më të mundshme largimin e Britanisë nga BE pa marrëveshj­e. Marrëveshj­en e May për Brexit- in, Johnson e quajti në Dhomën e Poshtme të parlamenti­t në Londër "të papranuesh­me". Nga ana e tij, kryenegoci­atori i BE për Brexit- in, Michel Barnier, i hodhi poshtë si "të papranuesh­me" kërkesat e Johnson.

FRANCA: JO NEGOCIATA TË REJA PËR BREXIT- IN

Edhe Franca refuzon të rinegocioj­ë për marrëveshj­en e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Me këtë Franca e kundërshto­n kryeminist­rin e ri britanik, Boris Johnson. Johnson bën thirrje për heqjen e klauzolës së Irlandës së Veriut, e cila synon të shmangë një kufi të ngurtë midis provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe anëtares së BE, Irlandës. Franca dëshiron të bashkëpuno­jë me Johnsonin - tha Sekretarja e Shtetit e Evropës, Amelie de Montchalin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania