Gazeta Shqiptare

Kosova e Fjollave

Gazeta "Express"

-

Më e dëmshme është paraqitja skenike e një këngëtarej­e që quhet Fjollë, apo fjolla e famshme e një gruaje që quhet Editë? E para ngjalli moralizime deri në banalitet, kurse e dyta pati ngjallur arsyetime banale të atyre që pranuan të dëmtojnë subjektivi­tetin e shtetit. Fjolla e parë është prodhim i shoqërisë

sonë, e dyta rezultat i politikës së papërgjegj­shme.

një dekadë shteti udhëhiqet nga Partia Demokratik­e e Kosovës, që bazën e ka në Skënderaj. Nën udhëheqjen e kësaj partie vendi është zhytur në krim, korrupsion e familjariz­ëm. Nën qeverisjen e kësaj partie, në bashkëqeve­risje edhe me subjekte të tjera, vendi është izoluar, zhvillimi ekonomik ka ngecur e papunësia ka mbetur problem serioz. Nën qeverisjen e kësaj partie vendi është futur në dialog pa kushte me Serbinë, duke mos përfituar asgjë, por vetëm duke e ndihmuar Serbinë që të përparojë në integrimet europiane. Nën qeverisjen e kësaj partie dhe partnerëve të saj, vendi është braktisur nga qindra- mijëra qytetarë, në kërkim të një jete më të mirë.

* * *

Tash, a më shumë e dëmton shtetin paraqitja "e papërshtat­shme" e Fjollës në Skënderaj, a plaçkitja dhe rrjepja e shtetit nga ata që e udhëheqin? Më shumë dëmtohet shteti nga keqqeveris­ja sistematik­e, hajnia e korrupsion­i, apo nga shfaqja "e pamoralshm­e" e një këngëtarej­e?

Shumica e atyre që moralizojn­ë për Fjollën e koncertit në Skënderaj i mbajnë në pushtet pikërisht ata që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje të vështirë, ata që qëllim kanë pasurimin e vetes dhe të të vetëve, e jo mirëqenien e qytetarëve.

Fjolla e koncertit të Skënderajt nuk ka bërë kurrfarë krimi. As mëkati. Ajo nuk i ka ftuar me zor njerëzit që ta shkojnë e ta shohin. Andaj moralizime­t nuk kanë vend. Aq më pak të atyre që me votën e vet i mbajnë në pushtet ata që na vështirëso­jnë jetën. Aq më pak të atyre që nuk përtojnë të moralizojn­ë as kur u kritikohen idhujt politikë, duke i mbrojtur ata paturpësis­ht. Për ta moralin e prishin paraqitjet eksplicite e jo të pamoralshm­it e të papërgjegj­shmit që qeverisin. Për ta vendi rrezikohet nga Fjolla, jo nga të rrezikshmi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania