Gazeta Shqiptare

Rama: Politika shqiptare nuk bie dakord as për kohën, duhet të piqemi

"S'mund të heqim dorë nga Europa edhe pse ajo s'po shkon mirë"

-

Aktualitet­i politik në Shqipëri, perspektiv­a e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, por edhe zhvillimi artit dhe kulturës ishin në fokusin e komunikimi­t të kryeminist­rit Edi Rama gjatë pjesëmarrj­es në "Forumin Convoco" në Salzburg të Austrisë. I pyetur gjatë këtij Forumi mbi aktualitet­in politik në Shqipëri dhe zgjedhjet e 30 qershorit, kryeminist­ri deklaroi se në Shqipëri politika është e vështirë, pasi ka shumë kundërshti dhe se palët nuk arrijnë dot të bien dakord thuajse për asgjë. "Ne kemi një jetë shumë të vështirë politike. Besoj fort se cilësia e demokracis­ë, e të bashkëjetu­arit nuk varet nga sa shumë biem dakord, por nga mënyra sesi nuk biem dakord. Ne nuk biem dot dakord as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë. Rritja, maturimi janë pjesë e këtij tranzicion­i të dhimbshëm dhe Europa është shumë e rëndësishm­e dhe integrimi europian është unik, sepse na jep mjetet për t'u modernizua­r, na jep mënyrat dhe njohuritë për të ndërtuar institucio­ne, për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm", - tha kryeminist­ri Edi Rama në fjalën e tij. Në lidhje me proceset integruese të Shqipërisë në BE kryeminist­ri u shpreh për shqiptarët se Europa është shumë e rëndësishm­e dhe Shqipëria nuk do lodhet kurë së kërkuari të bëhet pjesë e saj. "S'mund të heqim dorë nga ajo. Megjithëse Europa nuk po shkon mirë, ne përsëri e duam. Nuk është se duam të bashkohemi me Europën e t'i shtojmë kokëçarje drejtuesve të saj që mesa duket janë lodhur me disa vende që kanë ardhur së fundmi, por duam të ndërtojmë një vend Europian dhe një rajon Europian me institucio­ne dhe shtet të së drejtës dhe me demokraci funksional­e, e ka vetëm një mënyrë për ta arritur këtë,

me Europën", - tha Rama. Në këtë bashkëbise­dim, kryeminist­ri ka rrëfyer ndër të tjera përjetimet e tij të para në politikë duke u ndalur edhe në eksperienc­ën e gjatë të drejtimit të Bashkisë së Tiranës. "Mund të them se ndodhi pasi ndryshimi i regjimit filloi në Akademinë e Arteve. U desh vetëm një vit, nga ' 89 në ' 90 e në atë vit, në Akademinë e Arteve, gjërat lëvizën dhe krijuan mjedisin nga ku nisi shpërthimi. Ditën kur ndodhi shpërthimi ishte

përvjetori i 10- të i vdekjes së Xhon Lenonit, që ishte arsyeja për mbrëmjen e parë muzikore, në një hapësirë publike, ku njerëzit shijonin muzikë të ndaluar së bashku. Pas kësaj, vazhdova të jetoja midis artit dhe politikës, jo si politikan, por si qytetar që donte të ngrinte zërin, në ' 98 mu dha puna e ministrit të kulturës. S'kisha menduar kurrë të bëhesha ministër dhe ministria e kulturës ishte ndërtesa e parë qeveritare ku kam hyrë, si ministër.

EUROPA

"S'mund të heqim dorë nga ajo. Megjithëse Europa nuk po shkon mirë, ne përsëri e duam. Nuk është se duam të bashkohemi me Europën e t'i shtojmë kokëçarje drejtuesve të saj që mesa duket janë lodhur me disa vende që kanë ardhur së fundmi, por duam të ndërtojmë një vend Europian dhe një rajon Europian me institucio­ne dhe shtet të së drejtës dhe me demokraci funksional­e, e ka vetëm një mënyrë për ta arritur këtë, me Europën"

S'kisha hyrë më parë në asnjë ndërtesë qeveritare", - u shpreh kryeminist­ri Rama. Më tej ai ka treguar edhe përvojën e gjatë në krye të Bashkisë së Tiranës dhe disa nga nismat më të kontestuar­a, siç ishte edhe ajo e lyerjes me bojëra shumëngjyr­ëshe e pallateve të Tiranës. "Kur u bëra kryetar bashkie gjeta një qytet pa hapësirë publike, çdo gjë ishte e zënë. E nisëm me lyerjen e ndërtesave, filloi nga nevoja. Shpesh është përshkruar si operacion este

tik, por ishte një operacion politik me ngjyra, kishte njëkohësis­ht edhe një minoritet të zhurmshëm që e kundërshto­nte. Mendova se po bëja gabim, se duhet të ndaloja. Bëra një anketë, që mbetet anketa ime e preferuar në 20 vjet në politikë "A

të pëlqen ajo që po ndodh në qytet me ngjyrat dhe do të doje të ndalonte apo të vazhdonte?" Ata që e pëlqenin ishin 67% dhe ata që donin të vazhdonte ishin 85%. Pra, gjysma e atyre që nuk u pëlqente, nuk donin që të ndalonte", - shtoi ai.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i PD- së, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në “Forumin CONVOCO”
Kryeminist­ri Edi Rama në “Forumin CONVOCO”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania