Gazeta Shqiptare

Rinis sot betimi i kryebashki­akëve, pakënaqësi mes socialistë­ve

-

Pas

një prove të parë ditën e premte në Bashkinë e Devollit, mazhoranca e majtë do të nisë sot në masë konstituim­in e këshillave bashkiak dhe betimin e kryetarëve të rinj të bashkisë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Burime nga Partia Socialiste kanë konfirmuar se ky proces do të ndodhë sot në një numër të madh bashkish, ndërsa do të vijojë edhe në ditët në vijim me qëllim që të mbyllet brenda kësaj jave. Sa i përket kryeqyteti­t burime nga PS kanë konfirmuar se kjo ceremoni do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme, ku veç konstituim­it të këshillit Erion Veliaj do bëj betimin edhe për një mandat të dytë. Një nga bashkitë që do të bëjë konstituim­in gjatë ditës së sotme do jetë edhe ajo e Kolonjës, ku do të bëj betimin aktori Erjon Isai. Por duket se edhe në këtë bashki, pavarësish­t se ajo drejtohej deri më sot nga një tjetër socialistë, duket se procesi i kalimit të pushtetit është shoqëruar me qejfmbetje. Kështu, kryetari aktual i Bashkisë së Kolonjës Ilia Sefo nuk do jetë i pranishëm në këtë ceremoni për t'i kaluar pushtetin pasardhësi­t të tij. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ai ka bërë të ditur se për arsye shëndetëso­re nuk do jetë i pranishëm, por duke mos uruar që të bëj një urim formal për Erjon Isain. "Këto dy vjet e gjysmë për mua kanë qenë një nder i veçantë pasi kam qenë në krye të një bashkie me një numër jo të madh popullsie, por me një emër që peshon shumë. Së pari, doja të përshëndes­ja të gjithë ata që më mbështetën në këtë punë fisnike të majtë apo të djathtë për të cilët Kolonja qëndron mbi të gjitha. Mbase duhet të kishim bërë më shumë, por ndjehem shumë mirë me punët që u realizuan. Dua t'ju kujtoj se nesër ( sot) do të zhvillohet konstituim­i i këshillit të Bashkisë Kolonjë ku për arsye shëndetëso­re nuk do të jem i pranishëm, i uroj Erjonit punë të mbarë dhe bëftë sa më shumë për Kolonjën. Gjithmonë do të jem në shërbimin tuaj. Me respekt Ilia Stefo!", - mbyll komentin e tij Ilia Sefo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania