Gazeta Shqiptare

Basha: Objektivi ynë largimi i Ramës dhe zgjedhje të parakohshm­e

Kreu i PD- së takim me banorët e Mirditës me të cilët bisedoi për aksionin opozitar "Rama është një hajdut psikik, që vjedh çdo gjë që i del përpara"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e e ka zh vendosur turin e tij të takimeve me demokratët nga jugu në veri. Ai zhvilloi dje takime me demokratët dhe qytetarët e Mirditës, ku theksoi se aksioni opozitar i muajve të fundit ka nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të qeverisjes së Edi Ramës, e cila ka në thelb të çdo gjëje grabitjen e pasurisë së shqiptarëv­e. Ai tha se Rama vjedh çdo gjë që i del përpara.

"Preokupimi i vetëm i Edi Ramës është si të grabisë, si të vjedhë. Është një hajdut psikik, nuk është një i çmendur apo i marrë, është një hajdut psikik, që vjedh çdo gjë që i del përpara", - tha kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha gjatë bashkëbise­dimit me banorët. Më tej kryedemokr­ati theksoi se Rama ka vendosur vjedhjen në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. "E gjithë qeverisja e tij është vetëm për vjedhje e grabitje. Ai nuk ka asnjë politikë tjetër, prandaj ka vënë grabitjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit në themel të vjedhjes dhe grabitjes së shqiptarëv­e", - shtoi Basha. Kreu i opozitës vuri në dukje se 30 qershori ishte një mesazh besimi për PD që erdhi si rezultat i sakrificav­e dhe vendimeve të forta, përfshirë edhe djegien e mandateve. Por ai siguroi se Partia Demokratik­e është e vendosur që gjithë këtë besim që kanë shprehu shqiptarët në protesta ta kthejë në mirëqeveri­sje vetëm nëpërmjet votës së lirë dhe zgjedhjeve të ndershme. "Rruga jonë për ta kthyer refuzimin masiv të 30 qershorit nga një shumicë "Rama ik" në një shumicë qeverisëse, kalon përmes kutisë së votimit. Për këtë askush nuk ka asnjë iluzion. Qëllimi i protestave ka qenë, është dhe mbetet të diktojë kushtet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme", - u shpreh Basha në takimin me demokratët e Mirditës, duke vënë në dukje se ky mbetet objektiv i pandryshue­shëm për PD. Gjithashtu ai theksoi se një tjetër objektiv i pandryshua­r për PD- në dhe opozitën mbetet zgjedhjet të parakohshm­e parlamenta­re dhe zgjedhje vendore përmes krijimit të një qeverie tranzitore pa Ramën kryeminist­ër. "Objektivi ynë politik

është i qartë: zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëv­e dhe vota e shqiptarëv­e, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës. Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërrua­n

zgjedhjet e 2017- s dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re, e zgjedhjeve legjitime lokale", - tha kreu i opozitës. Duke theksuar se PD e ka nisur këtë betejë për interesin e njerëzve, Lulzim Basha shprehu vendosmëri­në për ta çuar atë deri në fund për interesin e njerëzve. "Ardh

OBJEKTIVI

"Objektivi ynë politik është i qartë: zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëv­e dhe vota e shqiptarëv­e, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës. Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërrua­n zgjedhjet e 2017- s dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re, e zgjedhjeve legjitime lokale"

ja e Partisë Demokratik­e në pushtet do të jetë dita e nisjes së një ndryshimi pozitiv për çdo shqiptar, pa dallime partiake, edhe për socialistë­t, për të gjithë. Ne jemi gati t'u tregojmë shqiptarëv­e rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit të thellë politik dhe ekonomik të vendit", - tha kryetari i PD- së Lulzim Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i PD- së Lulzim Basha dje në Mirditë
Kryetari i PD- së Lulzim Basha dje në Mirditë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania