Gazeta Shqiptare

Vokshi: Rama po grabit Kopshtin Botanik për ta bërë kulla

-

Partia

Demokratik­e ka denoncuar dje si një tenta tivë për të grabitur hapësirën e Kopshtit Botanik botës universita­re në funksion të bërjes së pallateve. Ish- deputetja e Partisë Demokratik­e Albana Vokshi e shoqëruar edhe nga një grup studentësh të shkencave të natyrës, ka akuzuar direkt kryeminist­rin

Edi Rama se po u merr pronën studentëve për t'ia dhënë Bashkisë së Tiranës për ta bërë pallate. "Nën pretekstin e modernizim­it Edi Rama ka vendosur që edhe një hapësirë kaq të rëndësishm­e, unikale, për sa i përket arsimit të lartë, për sa i përket mësimdhëni­es, për sa i përket shkencës shqiptare, ta marrë atë nga Universite­ti i Tiranës, për t'ia dhënë shumë shpejt privatëve me qëllim për ta shndërruar në kulla betoni. Është shumë e qartë se me këtë kalim pronësie, Edi Rama ka vendosur që të betonizojë edhe një prej parqeve të vetme në Tiranë. Edi Rama i ka rrëmbyer Tiranës çdo hapësirë sportive, i ka rrëmbyer çdo park të gjelbër, tani e ka radhën e Kopshti Botanik", - tha Vokshi. Më tej ajo shtoi se vendimi nuk ka marrë pëlqimin e dekanatit dhe të studentëve, çka tregon se ai është kundër interesit të universite­tit dhe mësimdhëni­es. "Ky është një vendim i Këshillit të Ministrave, i cili është kundërshtu­ar me forcë nga dekanati, është kundërshtu­ar me forcë nga Këshilli Studentor, anëtarët e të cilit janë këtu me mua sot, është kundërshtu­ar me forcë edhe nga sindikata e punonjësve të universite­teve. Arsyeja e kundërshti­mit është se vendimi është marrë pa u konsultuar më parë me përfaqësue­sit e Shkencave të Natyrës, pa miratimin e dekanit, pedagogëve dhe studentëve, që e përdorin Kopshtin Botanik si një mjedis unik për kërkimet e tyre shkencore", - tha Vokshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania