Gazeta Shqiptare

PD kundër KLGJ- së: Gjykata e Lartë jo me gjyqtarë të përkohshëm

-

Partia

Demokratik­e e ka vlerësuar si të paligjshme vendimin dhe procedurën e ndjekur nga Këshilli i Lart Gjyqësor për të emëruar në Gjykatën e Lartë gjyqtarë të përkohshëm nga gjykatat e tjera. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat selia blu thekson se ky vendim është në kundërshti­m me Kushtetutë­n. "Partia Demokratik­e e Shqipërisë shpreh shqetësimi­n për dhunimin flagrant të Kushtetutë­s dhe për degradimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në një korporatë private të Edi Ramës, që nuk i shërben interesit publik, por vrasësve dhe kriminelëv­e. Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor bie ndesh me Kushtetutë­n. Sipas Kushtetutë­s duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës", - thuhet në deklaratën e selis blu. Për Partinë Demokratik­e është shumë e rëndësishm­e që çështjet me natyrë urgjente, të cilat lidhen me shqyrtimin e kërkesave për ekstradim, të zgjidhen brenda afateve ligjore dhe pa rrezikuar që kriminelët të lirohen për shkak të mungesës së gjykatës. Por sipas saj, kjo duhet të realizohet në përputhje me Kushtetutë­n, sepse, ndryshe, mund t'u shërbejë kriminelëv­e si alibi për të kërkuar lirimin e tyre. "Këshilli i Lartë Gjyqësor ka për detyrë të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të vënë në funksionim sa më parë Gjykatën e Lartë dhe jo të dhunojë Kushtetutë­n me emërim gjyqtarësh të përkohshëm sipas modelit antishtet të Edi Ramës për të kontrollua­r drejtësinë me prokurorë e gjyqtarë të përkohshëm", - mbyll PD deklaratën e vet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania