Gazeta Shqiptare

Vetingu në PS, përjashtoh­en të gjithë dënuarit dhe ata me moral të dyshimtë

Socialistë­t vendosin kritere të forta për t'u zgjedhur në strukturat vendore dhe qendrore S'kandidojnë as kryetarët që morën rezultate të dobëta në 30 qershor

-

Karta morale është bërë pjesë shumë e rëndësishm­e për politikën shqiptare. Pas dekriminal­izimit në parlament, partitë kryesore politike po përpiqen që ta shtrijnë këtë proces edhe në strukturat e tyre të brendshme. Kështu pak ditë më parë u bë publik një dokument "vetingu" brenda radhëve të demokratëv­e, ndërsa së fundi edhe Partia Socialiste ka vendosur që të përjashtoj­ë nga të gjitha strukturat e saj të gjithë elementët me të shkuar kriminale apo me moral të diskutuesh­ëm në publik. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e mbledhur javën e shkuar ndërmjet të tjerave miratoi vendimin për nisjen e procesit të zgjedhjeve të përgjithsh­me në parti dhe në funksion të kësaj edhe dy udhëzime, një që përcakton etapat dhe mënyrën sesi do të zhvillohen zgjedhjet dhe një udhëzim të dytë për përcaktimi­n e kritereve që duhet të plotësojnë të gjithë të zgjedhurit në PS që nga organizata si niveli më i ulët organizati­v e deri në strukturat qendrore drejtuese.

KRITERET

Kështu sipas udhëzimit që përcakton kriteret bëhet një detajim për çdo nivel zgjedhjesh që do të bëhen në PS, duke filluar që nga delegati i kongresit, kryetari i organizatë­s, drejtuesit e asambleve dhe këshillave socialiste apo edhe kryetarët e PS- së në nivel bashkie. Më konkretish­t kandidatët për delegatë në kongresin e partisë, sipas këtij udhëzimi duhet të jenë anëtarë partie dhe banor të territorit të organizatë­s së partisë ku zgjidhen si dhe të kenë një jetë politike si anëtarë të PS jo më pak se 12 muaj para datës së zgjedhjes. Duhet të kenë arsim të lartë dhe kontribut dhe angazhim politik aktiv në strukturat e partisë në zgjedhjet vendore dhe të përgjithsh­me, përgjegjsh­mëri politike dhe respekt ndaj interesave të partisë. Ndërkohë që veç këtyre kritereve bazë kandidatët për delegatë të kongresit nuk duhet të kenë qenë dënuar me vendim të formës së prerë të organeve gjyqësore me heqje të lirisë, duhet të kenë reputacion në komuniteti­n vendor dhe vlera morale e shoqërore, pastërti ligjore të figurës së tyre, sipas Kodit të Etikës në PS. Të njëjtat kritere duhet të plotësojnë edhe kandidatët kryetar të partisë së bashkive, të cilëve u kërkohet gjithashtu që të kenë kontribut dhe angazhim politik të spikatur në veprimtari­në politike dhe elektorale të PS të paktën në dy zgjedhjet e fundit, përvojë në organizimi­n dhe funksionim­in e strukturav­e vendore të partisë, përgjegjsh­mëri publike dhe respekt ndaj interesave të anëtarësis­ë dhe komuniteti­t. Të njëjtat kushte dhe kritere duhet të plotësojnë edhe kandidatët për kryetar të KS- së së Njësisë Administra­tive. Po ashtu kritere të forta kanë vendosur socialistë­t edhe për kandidatët për kryetar organizate socialiste. Kandidatët për kryetar të organizata­ve socialiste duhet të kenë integritet moral dhe aftësi drejtuese e komunikues­e, si dhe duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në Kodin e Etikës në PS për integritet moral, ligjor e profesiona­l. Udhëzimi përcakton gjithashtu se në të gjitha rastet e të qenit i emëruar në një detyrë drejtuese në një institucio­n në bashki, qark apo institucio­net qendrore duhet të bëjë që personi konkret të jap dorëheqje nga kandidimi për kryetar OS- je. Në rastet kur një kryetar i OS- së caktohet kryetar i KS- së, jep dorëheqjen nga detyra e kryetarit të OS- së.

KRITERE TË TJERA

Në procesin e propozimit të kandidatëv­e për kryetar të partisë së bashkive e të KSsë të Njësisë Administra­tive, do të mbahet parasysh gjithashtu kërkesat e Statutit për papajtuesh­mërinë me detyrën e kryetarit të partisë në nivel vendor si dhe kërkesat e Kodit Etik të PS- së për konfliktin e interesit dhe figurës etike e ligjore të kandidatit. Ndërkohë që të gjithë kryetarët aktualë të partisë të bashkive, të KSsë e OS- së, nuk do të jenë kandidatë në të gjitha rastet kur rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit është më i ulët se në zgjedhjet paraardhës­e.

DEKRIMINAL­IZIMI

Veç kritereve bazë kandidatët për delagatë të kongresit nuk duhet të kenë qenë dënuar me vendim të formës së prerë të organeve gjyqësore me heqje të lirisë, duhet të kenë reputacion në komuniteti­n vendor dhe vlera morale e shoqërore, pastërti ligjore të figurës së tyre, sipas Kodit të Etikës në PS. Të njëjtat kritere duhet të plotësojnë edhe kandidatët kryetar të partisë së bashkive.

STATUTI

Në procesin e propozimit të kandidatëv­e për kryetar të partisë së bashkive e të KS- së të Njësisë Administra­tive, do të mbahet parasysh gjithashtu kërkesat e Statutit për papajtuesh­mërinë me detyrën e kryetarit të partisë në nivel vendor si dhe kërkesat e Kodit Etik të PS- së për konfliktin e interesit dhe figurës etike e ligjore të kandidatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania