Gazeta Shqiptare

Pëllumbi: Ja pse Rama u përjashtua nga procesi i zgjedhjeve në parti

-

Socialistë­t

nisin këtë sh tator procesin e zgjedhjeve të brendshme thuajse në gjithë piramidën nga baza në krye, por ku përjashtim bënë vetëm kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Sekretari Organizati­v i PS- së, Arben Pëllumbi bën të ditur se kryetari i partisë në bazë të statutit i është konfirmuar mandati me fitoren e zgjedhjeve vendore ndaj dhe nuk ka arsye pse të futet në proces zgjedhor brenda partisë. "Kryetari i Partisë, pas një procesi zgjedhor të fituar automatiki­sht e merr mandatin. Në rast se PS nuk do të kishte fituar atëherë, kryetarit i lind e drejta të hyjë në garë dhe do të kishte pasur edhe një proces për kryetarin", - tha Pëllumbi. Ai, gjithashtu, bën të ditur se në procesin e zgjedhjes do të kalojnë të gjitha forumet e PS- së, nga organizata, asambletë socialiste të bashkive, kongresi, delegatët e kongresit, asambleja kombëtare dhe kryesia e Partisë. Procesi do të zgjasë 5 muaj, duke nisur me 15- ditëshin e parë të shtatorit kur socialistë­t do të përgatitje­n për mbajtjen dhe organizimi­n e zgjedhjeve për të kulmuar në votimin e delegateve të kongresit në janar të 2020. Ndërkohë Pëllumbi ka folur edhe për ndryshimet e fundit të bëra në strukturat kryesore të Partisë, duke theksuar se është normale që gjithkush që largohet nga një detyrë apo post i caktuar të ketë një lloj pakënaqësi­e të brendshme. "Në momentin që i hiqet një detyrë e caktuar ka një lloj pakënaqësi­e të brendshme, është krejtësish­t njerëzore. Por cilido përfshirë edhe mua sepse asnjë nuk është definitiv dhe nuk e ka përjetë këtë vend, një ditë do t'ia lirojmë dikujt tjetër", - u shpreh Pëllumbi. Kryetari i PS- së bëri disa ndryshime të detyruara në disa nga strukturat partiake javën e shkuar ku ra në sy largimi i Ditmir Bushatit si i drejtues politik i qarkut Shkodër dhe Blerina Gjylametit si drejtuese politike e qarkut Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania