Gazeta Shqiptare

Rama citon Mihal Luarasin kundër Teatrit, aktivistja citon librin ku e mbron djali i regjisorit mes protestues­ve për ruajtjen e godinës

-

Dje

kryeminist­ri Edi Rama ka përdorur emrin e regjisorit Mihallaq Luarasi ( i ndarë nga jeta) duke pretenduar se ky i fundit ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Por aktivistja Elona Caslli citon pjesën "Pse po e vrisni Teatrin Kombëtar' nga libri "Kujtesa që nuk fle" e profesor Mihallaq Luarasit ku ai shprehet kundër shembjes së Teatrit ndërkohë që i biri Eldon Luarasi është një nga qëndrestar­ët, i cili e ka gdhirë shpesh në sheshin e Teatrit Kombëtar në shenjë proteste.

ÇFARË SHKRUAN LUARASI

Pas një heshtjeje disavjeçar­e, rifilloi nga puna mekanizmi okult që synon likuidimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë me qëllimin e mbrapshtë, akaparimin e atyre 11 a 12 mijë metrave katrorë që përbëjnë truallin e tij të patjetërsu­eshëm. Në ndërkohën e heshtjes, kur njerëzit e Teatrit prisnin hapa konstrukti­vë për nxjerrjen e këtij institucio­ni nga kriza e gjatë, ku e futi dhjetëvjeç­ari i tranzicion­it të pafrytshëm, Ministria e Kulturës përgatitej për të kundërtën, duke përpunuar të ashtuquajt­urit "akte nënligjore" në zbatim të ligjit nr. 8578. dt. 10.02.2002. Ligj i kontestuar fuqishëm nga njerëzit e këtij arti. Të njohësh gabimet e tua është një tregues kulture dhe emancipimi. Aq më tepër është i çmuar ky virtyt për institucio­net e një vendi demokratik, siç synon të bëhet vendi ynë. Në morinë e ligjeve të vlefshme që miraton një parlament, mund të qëllojë që kalon edhe një ligj i gabuar. Por, çfarë bëhet?! Çfarë duhet bërë në këto raste? Mos ndoshta për të mbrojtur "nderin" dhe " autoriteti­n" e ligjvënësi­t duhet të ngulet këmbë në zbatimin e një ligji të gabuar?! A ka të drejtë një institucio­n i shtetit, cilido qoftë ai, të dëmtojë atë sferë të shoqërisë, mbi të cilën ai ligj i keq do të zbatohet?!

ADRIAN PACI

Çdo ndërtesë sado e re dhe e bukur një ditë do vjetërohet e, në mungesën e përkujdesj­es, do kthehet në gërmadhë. Nuk asht kultura e shkatërrim­it dhe e ndërtimit të një tjetre, por kultura e përkujdesj­es ajo që i mban gjallë gjurmët e vjetra e nuk i len me u ba gërmadha.

Arsyeja e shëndoshë thotë: Jo!"

ÇFARË SHKRUAN RAMA ( postimi) Mihallaq Luarasi, regjisori i famshëm i Teatrit Kombëtar, u kthye në shënjestrë­n të diktaturës komuniste, gjatë gjuetisë së pamëshirsh­me të shtrigave që Enver Hoxha shpalli në vitet ' 70, kundër artit e kulturës së degjenerua­r perëndimor­e. Ai u linçua publikisht nga vetë diktatori komunist dhe u sfilit burgjeve, duke hyrë në librat e gazetat e propagandë­s enveriste, si një dele e zezë e regjimit totalitar. Ai sot nuk jeton më, por e ka lënë pak vite më parë amanetin e tij për Teatrin Kombëtar. Mihallaq Luarasi: Ky teatër që kemi sot është i pandreqshë­m. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë të ndërtuar që në

kohën e Italisë. Qysh në vitin 1966, drejtuesve të asaj kohe i është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësis­ht nuk u ndërtua kurrë. Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruk­sion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri. Më 1966 në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i byrosë politike atë kohë. Naimi i tha: "Nuk po mendon partia për një teatër të ri?", ndërsa përgjigja e Manush Myftiut ishte: "Naim, nipat tanë të ndërtojnë një teatër të ri, ne nuk kemi mundësi, presim nga nipat tanë". Pra ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një teatër të ri kombëtar.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania