Gazeta Shqiptare

Udhëzimi i ri, kontrolli fizik për automjetet jo më i nevojshëm

Kreu i DPSHTRR- së, Blendi Gonxhe ka bërë të ditur lehtësimin e procedurav­e Shmanget kontrolli për 192 mijë praktika në vit

-

Ndryshojnë proce durat për të gjithë ata që do të kenë nevojë të kryejnë apo marrin shërbime nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit dhe Transporti­t Rrugor. Falë udhëzimit të ri të Ministrisë së Infrastruk­turës së dhe Energjetik­ës të gjithë ata që kanë një automjet dhe do duan të bëjnë veprimet më të zakonshme për shitje automjeti, ndryshim i lejes së drejtimit e një sërë shërbimesh të tjera nuk do ta kenë më të nevojshme që të mbajnë radhë, të harxhojnë kohë dhe para për të bërë kontrollin fizik të makinës. Kjo pasi kontrolli fizik i automjetev­e tashmë nuk do të jetë i detyrueshë­m në një sërë proceduras­h që kryhen pranë Drejtorisë së Shërbimit dhe Transporti­t Rrugor. Kreu i kësaj drejtorie Blendi Gonxhe duke folur për mediat ka bërë të ditur se janë rreth 194 mijë praktika që realizohen në vit në sportele që tashmë me udhëzimin e ri të miratuar nga Ministria e Transporti­t nuk do të kryhen më. Kjo do të thotë që qytetarët do të shmangin jo vetëm pagesën prej 1500 lekësh që kushtonte ky shërbim, por do të reduktojnë edhe kohën e pritjes. "Ne i heqim, pra humbim në një farë mënyre në vit nga ky lehtësim të paktën rreth 2 miliard lekë të vjetra që deri më tani i paguajnë qytetarët. Kjo pasi shmangim rreth 194 mijë praktika të tilla të ndryshme, sepse qëllon që do të duhet të bësh një dokument por do të duhej të bëhej edhe kontrollin fizik, do hyje për të bërë një gjë, por duhet të bëje dhe kontrollin fizik, do të duhej që të merrje një radhë për kontrollin fizik dhe një radhë për shërbimin tjetër", - tha kreu i kësaj drejtorie Blendi Gonxhe. Ai theksoi se tendenca e këtij institucio­ni në gjithë këto muaj është që të shmangen radhët në sportele dhe të lehtësohet barra financiare për qytetarët.

"Gjithë tendenca është që ne ti lirojmë sportelet dhe të shmangim këto mjete për ardhjen në Kashar, qytetarët që lënë ditën e punës për të shkuar dhe për të ardhur. Kjo do të thotë që ne i kursejmë qytetarëve 117. 2 milionë minuta përgjatë një vitit që më parë do t'i harxhonin për të shkuar në Kashar, për të mbajtur radhën dhe për të kryer kontrollin fizik. Nga ana tjetër ne lirojmë nga barra e madhe e procedurav­e edhe sportelet tona, me synim ofrimin e një shërbimi më të mirë për qytetarët", - shtoi Gonxhe. Por një tjetër lehtësim është edhe praktika e ndërrimit të pronësisë së automjetit. Prej disa muajsh kjo procedurë, vetëm në rastet e kontratave të thjeshta mund të kryhet pranë sporteleve të DPSHTRR, duke shmangur

hallkën e noterit. Edhe në këtë rast, procedura do të kushtojnë 1400 lekë, kundrejt një tarife gati tre herë më të lartë që aplikon noteri. "Kush do të ndërrojë pronësinë e makinës për një kontratë të thjeshtë kur kjo është e shlyer pa barrë, pa rezervë, pa këste dhe detyrime të tjera, pra për gjithë kontratat e thjeshta kur dikush do t'i kalojë makinën

dhe e shlyen atë është propozimi më i mirë për qytetarët dhe për subjektin normalisht të vijnë në sportelet e DPSHTRR, - tha Gonxhe. Udhëzimi i ri synon krijimin e një sporteli të vetëm ONE STOP SHOP në mënyrë që qytetarët të reduktojnë ecejaket në zyrat të tjera, duke e bërë sistemin automatik. Por jo vetëm kaq. DPSHTRR thotë se ka infrastruk­turën

e nevojshme që të ofrojë këto shërbime me qëllim reduktim e informalit­etit, apo shmangien e gabimeve të ndryshme. Me ardhjen e Blendi Gonxhes në krye të DPSHTRR- së janë ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishm­e që kanë sjell një përmirësim të shërbimit dhe lehtësim të procedurav­e që duhet të ndiqte më parë qytetari.

 ??  ?? Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit dhe Transporti­t Rrugor, Blendi Gonxhe
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit dhe Transporti­t Rrugor, Blendi Gonxhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania