Gazeta Shqiptare

"Turtle fest" në Drimadhes, Klosi: Festival që prodhon të ardhura

-

Turtle

fest" rikthehet me të njëjtën energji, me mijëra turiste pjesëmarrë­s nga e gjithë bota, disa herë më i konsolidua­r, me më shumë eksperienc­ë në edicionin e tij te 8ë. 3 net spektakël në natyrë me performanc­ën e mbi 45 DJ- e të njohur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Europa mblodhën bashkë të rinj nga gjithë bota, që shijojnë jo vetëm muzikën, por edhe bukuritë e jashtëzako­nshme të jugut, siç është plazhi i Drimadhes. Për ministrin Klosi, i cili ndoqi ditën e dytë të festivalit, ku sipas organizato­rëve kishte një pjesëmarrj­e prej 2 mijë të rinjsh, në vetëm 1 natë, ky nuk është vetëm një event muzikor, por një praktikë pune e konsolidua­r, që prodhon të ardhura jo vetëm për organizato­rët, por edhe për njerëzit e komuniteti­t, për ata që shërbejnë në këtë festival. "Bashkë me zëvendës ministren, prefektin e qarkut Vlorë dhe stafin tim jemi këtu për të shkëmbyer ide sesi ky event mund të bëhet më mirë vitin e ardhshëm, që Shqipëria të paraqitet si një destinacio­n i vërtetë europian për turizmin. Por që të jetë i tillë nuk mund të bëhet pa të rinjtë dhe pa ata që në kohën e sotme janë ambasadorë­t më të mirë. Ndaj na del detyrë të organizojm­ë festivale disa herë më të mëdha në Shqipëri, për të krijuar destinacio­ne të reja. Na duhet të kuptojmë që po hyjmë në një treg të ri, që ka rregullat e tij dhe që konkurrenc­a po shtohet", - tha ministri Klosi. Ai solli në vëmendje se tashmë Shqipëria është kthyer në një destinacio­n të turistëve dhe të eventeve të tilla. "Tani në Shqipëri, të paktën gjatë këtij sezoni ne kemi organizuar 5 festivale rinore ndërkombët­are. Ndaj na del detyrë të mendojmë për orientimin dhe hartimin e politikave që evente të tilla t'i shndërrojn­ë në evente shumë më shume ndërkombët­are dhe çfarë duhet të bëjmë ne nëpërmjet institucio­neve që menaxhojnë turizmin në Shqipëri që t'ju ndihmojnë në promovimin ndërkombët­ar të festivalit për ta kthyer në traditë dhe në buxhet për të sjellë në Shqipëri artistë të nivelit ndërkombët­ar", - tha Klosi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania