Gazeta Shqiptare

Kërcënoi turistin kosovar, Veliu pezullon policin në Durrës

Pas videos qe u përhap masivisht në rrjetet sociale

-

Kreu

i Policisë së Sh tetit, Ardi Veliu, ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë së Durrësit, pasi akuzohet për komunikim jo etik me një pushues nga Kosova. Policia njofton se është pezulluar polici A. L. dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga një shtetas kosovar, i cili shprehet se është kërcënuar nga polici, pasi kishte denoncuar vjedhjen e 3 celularëve të tij në banesën me qira në Durrës.

NGJARJA

Në Sallën Operative të Komisariat­it të Policisë Durrës është bërë një njoftim për vjedhjen e 3

celularëve. Me marrjen e njoftimit menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë kontakt me shtetasin kosovar, i cili ka thënë se në banesën e marrë me qira i kishin marrë 3 aparate celularë. Pasi punonjësit e policisë kanë kryer veprimet paraprake, i kanë shpjeguar procedurën

që duhej për të bërë kallëzim në lidhje me vjedhjen e celularëve që ai pretendont­e, por shtetasi kosovar nuk ka pranuar dhe më vonë ka deklaruar se i ka gjetur celularët. Gjatë komunikimi­t në lidhje me rastin, ndihmës/ specialist­i i Policimit në Komunitet A. L. ka përdorur komunikim jo etik me shtetasin kosovar. Për këtë, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit ka filluar hetimin disiplinor. Ndërkaq policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën dhe çdo paligjshmë­ri në numrin pa pagesë 112, në Komisariat­in Dixhital dhe në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin pa pagesë 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB, duke garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania