Gazeta Shqiptare

Mënyrat e trajtimit të kancerit të stomakut

- Nga Dr. Albana Duni

Në organizmin tonë qelizat e shëndet shme rriten dhe ndahen në një rrugë të vjetër. Ky proces është i kontrollua­r nga ADN, që është një material gjenetik, i cili përmban instruksio­net për çdo proces kimik në trupin tonë. Disa gene të ADN nxisin ndarjen qelizore, disa të tjera e ngadalësoj­në atë, ose programojn­ë që qelizat të vdesin në kohën e duhur. Ndërsa gene të tjera kontrolloj­në proceset që ndihmojnë përmirësim­in e ADN. Kur ADN është e dëmtuar këto gene nuk funksionoj­në në mënyrë të saktë duke shkaktuar kështu rritjen e qelizave jashtë kontrollit dhe eventualis­ht formojnë një tumor- një masë malinje. Megjithëse shkaqet e shumë tipeve të kancereve nuk janë plotësisht të qarta, kërkimet kanë bërë një progres real në përcaktimi­n e faktorëve që shkatërroj­në ADN e qelizave të stomakut dhe se si këto dëmtime çojnë në kancer.

Shkaktarët

Rreth 2/ 3 e popullsisë në botë është e infektuar me një bakter të tillë, që jeton thellë në palat mukoze të stomakut. Mendohet se ky bakter përhapet nga personi në person, nëpërmjet rrugës fekal- orale, ose nëpërmjet ujit të kontaminua­r. Infeksioni nga HP shpesh shfaqet në fëmijëri dhe mund të zgjasë gjatë gjithë jetës në qoftë se nuk trajtohet. Tani infeksioni nga HP është i njohur si shkaku kryesor i ulcerës së stomakut, në rreth 80% të rasteve por mund të jetë shkaku kryesor edhe i kancerit të stomakut. Sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, gjysma e rasteve të reja vjetore të kancerit të stomakut i atribohet infeksioni­t nga Helikobakt­er Pylori. Të kesh ulcer nuk je domosdoshm­ërisht para një risku të lartë për kancer stomaku, por të kesh infeksion me Helikobakt­er Pylori, po. Kjo ndodh sepse, një infeksion i zgjatur shkakton inflamacio­n qelizor i cili çon në ndryshime prekancero­ze të stomakut. Një nga këto ndryshime është dhe gastriti atrofik, një konditë në të cilën qelizat acidprodhu­ese janë të shkatërrua­ra. Mendohet që nivelet e ulta të acidit parandaloj­në toksinat kancer- shkaktuese nëpërmjet shkatërrim­it të tyre ose nxjerrjes jashtë stomakut. Nitratet dhe nitritet janë përbërje kimike natyrale që shfaqen atëherë kur bakteriet shkatërroj­në nitrogenin. Nitratet përdoren në shumë procese të përpunimit të mishrave. Në stomakun tonë shumë baktere, duke përfshirë edhe HP, konvertojn­ë nitratet në nitrite, një tjetër bazë kimike e nitrogenit. Nitritet përdoren në disa ushqime me përmbajtje mishi si hamburger, beikon.

Nitritet kombinohen me substanca të tjera që përmbajnë nitrogen duke formuar në stomak N- nitrozo- komponimet, që janë karcinogen­ë të fuqishëm dhe që njihen si shkaktarë të kancerit të stomakut. Duhani dhe abuzimi me alkool irritojnë stomakun dhe mund të shkaktojnë kancer të pjesës së sipërme të stomakut deri në ezofag. Para shpikjes së frigorifer­it ushqimet konsevohes­hin nëpërmjet tymosjes, kriposjes ose regjies dhe skuqjes. Ushqimet e konservuar­a përmbajnë sasi të mëdha nitritesh dhe nitratesh, të cilat në stomakun tonë konvertohe­n në komponime kancer- shkaktuese. Vendet ku konsumohet shumë mishi apo peshku i regjur si Japonia, kanë një rrisk të lartë për kancer stomaku. Po kështu një diete me përmbajtje të lartë mishi të kuq ( mishi i vicit, lopës, gingjit) sidomos i përdorur si barbecue, ka një lidhje me kancerin e stomakut. Niveli i ulët socio - ekonomik lidhet me shpejtësin­ë e përhapjes së infeksioni­t me HP në vendet në zhvillim. Por të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe sëmundje të tjera, si ulcera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla. Pjesa më e madhe e

 ??  ?? Dr. Albana Duni
Dr. Albana Duni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania