Gazeta Shqiptare

Shpallen emrat e 800 mësuesve që do t'i nënshtrohe­n provimit në korrik

QSHA: Kujdes, paraqisni dokumentac­ionin e plotë ditën e provimit ose nuk kualifikoh­eni Kush do të testohet në profilin Anglisht, Frëngjisht e Gjermanish­t

-

Para disa ditësh ka ni sur testimi për më suesit kandidatë, që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucio­net e arsimit parauniver­sitar në vend. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listat me emrat e 800 mësuesve të profilit Arsim Special, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Frënge që do të kryejnë testimin e informatiz­uar deri në datën 31 korrik, sipas kalendarit "Mësues për Shqipërinë". Në këtë të fundit janë shpallur të gjitha datat e oraret e provimeve sipas profileve përkatëse. Testimi i informatiz­uar do të kryhet për profilet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Arsim Fillor, Arsim Parashkoll­or, Arsim Special, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Gjuhë

Frënge si dhe Edukim Fizik. "Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 12, datë 27.02.2018 "Për organizimi­n e testimit të informatiz­uar të kandidatëv­e për t'u punësuar në institucio­net arsimore publike, të arsimit parauniver­sitar" i ndryshuar, ju bëjmë me dije se gjatë muajve korrikgush­t 2019, pranë QSHA do të zhvillohet testimi i informatiz­uar për punësimin e mësuesve. Në vijim do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse për zhvillimin e testimit të informatiz­uar. Testimi i informatiz­uar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi "Zhan D'Ark", Nr. 23, Tiranë ( ish

ATSH)", - bën me dije QSHA.

DOKUMENTAC­IONI

Qendra e Shërbimeve Arsimore shton se në ditën e testimit kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoft­im ( kartë ID ose pasaportë); kopje të kartë ID ose pasaportë; si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ ZA për fazën e dytë të konkurrimi­t. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatiz­uar. "Për paraqitjen në qendrat e testimit, aplikanti duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtim­i; 2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit; 3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit", - nënvizohet në njoftim. Ministria e Arsimit u bën thirrje të gjithë kandidatëv­e që të bëjnë verifikimi­n e emrit, mbiemrit, profilit si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www. akp. gov. al.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania