Gazeta Shqiptare

Shkaqet e aksidentev­e në Shqipëri

-

suar si njolla të zeza, por që në ato vende ndodhin përsëri aksidente.

Punonjësit e policisë patrullojn­ë në rrugë, ata harxhojnë shumë energji por gjendja nuk ndryshon edhe për shkak të mungesës së organizimi­t të kontrollit në pikat nevralgjik­e që sjellin pasoja, por kontrolli në rrugë të drejta që mund t'ju marrin patentën drejtuesve të automjetev­e.

Për uljen e aksidentev­e rrugore janë dhënë fondet të konsiderue­shme nga OB SH, por nuk ka transparen­cë se çfarë bëhet me ato fonde nga shoqatat ndryshme, përveç disa takimeve në hotelet me 5 yje dhe përsëritja e studimeve për saktësimin e njollave të zeza, por korrigjimi i tyre thuajse nuk ndryshon. Ka disa ndërhyrje në rrugë nga ARRSH. Shteti ka frikë të veprojë për të mbyllur kalimet në nivel nga agresivite­ti që tregojnë banoret. Kështu mund të përmend rrugën që vjen nga Divjaka. Përse ndodh kjo? Janë të njëjtët drejtues automjetes­h që kur udhetojnë jashtë shtetit iu duhet të bëjnë 30, 40 apo edhe më shumë kilometra për të ndryshuar drejtimin e qarkullimi­t. Shteti duhet të guxoje dhe të mbylli ato pjesë ete rrugëve të kalimit në nivel që janë burim aksidenti.

Shqetësim është edhe segmenti rrugor mbikalimi Shkozetit deri tek mbikalimi i plazhit në Durrës. Ai segment është me tabela kufizuese të shpejtësis­ë gjithmonë në 40 km në orë dhe në disa raste edhe 20 km në orë. Ai vend quhet ndryshe edhe "segmenti gjuetisë policëve" pasi aty në çdo rast për shkak të sinjalisti­kës së gabuar që ka mbetur " policët e shfrytëzoj­në dhe të marrin lejen e drejtimit. Sinjalisti­ka ka mbetur që në kohën që ky segment kishte disa kalime në nivel, por edhe pse ato kalime janë mbyllur sinjalisti­ka qëndron dhe patenta fluturon dhe kështu ushqen zinxhirin e korrupsion­it. Në Shqipëri mungon analiza e aksidentev­e rrugore që të dilet në një konkluzion shkencor dhe minimalish­t teknik të arsyetuar dhe më pas të bëhet një akt ligjor apo nënligjor për të parandalua­r aksidentet.

Për të parandalua­r aksidentet rrugore është e domosdoshm­e krijimi i Autoriteti­t të Sigurisë Rrugore.

Ky autoritet duhet të jetë mbi të gjithë dikasteret për zbatimin e detyrave që i ngarkon ligji dhe të ketë fuqi ligjore për të ndëshkuar me gjoba këdo që ka përgjegjës­i subjektet shtetërore apo private, por edhe entet pronarë të rrugës të cilët edhe pse nuk plotësojnë kushtet e qarkullimi­t nuk mbajnë asnjë përgjegjës­i.

Deri tani përgjegjës­ia ka mbetur vetëm tek drejtuesit e automjetev­e që humbasin jetën, gjymtohen apo bëjnë vite burg.

Pa një autoritet të sigurisë rrugore nuk mund të presim ndryshim të gjendjes dhe uljen e aksidentev­e rrugore.

Ing. Specialist

Rrugore

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania