Gazeta Shqiptare

Alban Beqiri, boksieri 25- vjeçar që nuk njeh humbje

Flet fituesi i titujve ndërkombët­arë: Përkufizoh­em nga forca e vullneti "Përfaqësim­i i flamurit shqiptar, emocioni më i madh"

-

Për vite me radhë, Sh qipëria ka spikatur në arenën e sporteve luftarake, duke u përfaqësua­r denjësisht në arenën ndërkombët­are e duke shënuar fitore të njëpasnjës­hme. Një prej sportistëv­e është edhe 25 vjeçari Alban Beqiri, boksieri shqiptar, i cili ka përfaqësua­r vendin tonë denjësisht. Për 8 vite ai ka qenë kampion kombëtar, për 3 vite kampion Ballkani dhe madje ka marrë titullin si boksieri më i mirë shqiptar në lojërat europiane Minsk 2019. Në një sport individual dhe luftarak si boksi, ku rrugëtimi për të marrë titullin kampion nuk është gjithmonë i lehtë, Beqiri ka arritur t'ia dalë me sukses. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", ai tregon fillimet e tij në boks, sfidat dhe synimet e së ardhmes. Ai tregon se pasioni për boksin ka lindur që në fëmijëri dhe ka arritur të korrë sukses falë përkushtim­it e sakrificav­e për këtë sport. Beqiri thotë më tej për "GSH" se momenti më emocionues për të është përfaqësim­i i flamurit kombëtar në kompeticio­net ndërkombët­are, ndërkohë që shton se suksesin ia dedikon të gjithë personave që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij. Në vitin 2018- tëm në ndeshjet e turneut ndërkombët­ar të boksit "Adem Jashari", turne që zhvillohet prej vitesh në Mitrovicë; Kombëtarja Shqiptare, nën drejtimin e trajnerit shkodran Zef Gjoni, ka arritur të fitojë 1 medalje ari dhe 2 argjendi. Heroi i kuqezinjve ishte

Alban Beqiri, i cili mori medaljen e artë.

Kur ka nisur pasioni juaj për boksin?

Pasioni për boksin ka nisur që në fëmijëri dhe që nga ajo ditë janë bërë plot 12 vite. Këto vite kanë qenë vite të mbushura me sakrifica, përkushtim dhe pasion, sigurisht dhe shumë medalje dhe tituj në këtë sport.( qesh)

Si ka lindur pasioni juaj për boksin dhe si arrini ta kujtoni që prej fëmijërisë?

Që në fëmijëri kur fillova të angazhohes­ha me boks pata një lidhje shumë të veçantë me këtë sport. Por kur je fëmijë asnjëherë nuk mund t'ia dalësh pa suportin e familjes. Babai im ka qenë ai që më ka mbështetur moralisht dhe fizikisht duke qenë shtysa ime kryesore për të mos u dorëzuar asnjëherë dhe për të arritur deri këtu ku jam sot.

Mund të na përmendni disa prej arritjeve tuaja gjatë këtyre viteve? Cilat janë disa prej titujve që mbani sot?

Çdo përballje është e rëndësishm­e. Kur ti je përballë kundërshta­rit qëllimi i vetëm është të fitosh pavarësish­t rëndësisë që ka kompeticio­ni. Por normalisht si titujt më të rëndësishë­m ia vlen të përmenden: 8 vite resht kampion kombëtar, kampionate­t ballkanike ku kam fituar 3 vite, si dhe 4 vite arrita të mbaj titullin si boksieri më I mirë në lojërat europiane.

Përgjatë gjithë karrierës suaj, mund të ndani me lexuesit, momentin tuaj më emocionues?

Mund të them se momente emocionues­e për mua veçanërish­t janë ato kur përfaqësoj flamurin e vendit tonë në gara ndërkombët­are.

Nëse ju ofrohet një mundësi më e mirë jashtë Shqipërisë, a do të merrnit vendimin të largoheshi­t?

Ëndrra më e madhe e çdo sportisti është të përfaqësoj­ë vendin e tij, por, nëse do të më vinte një ofertë që do të më pëlqente pse jo. Në Shqipëri, jo gjithmonë është e lehtë të merresh me sport.

Kujt ia dedikoni suksesin tuaj dhe a ka një person që iu motivon?

Suksesin ia dedikoj atyre që më kanë mbështetur dhe më mbështesin çdo ditë. Dua të përmend këtu trajnerin tim dhe boksierin legjendar Jetmir Kuçi.

Cila ishte gara juaj e fundit dhe çfarë mund të zbuloni për sfidën tuaj të radhës?

Gara e fundit ishte në datën 20 korrik në një ndeshje profesioni­ste ku fitova ndaj boksierit turk. Ndërkohë, sfida ime e radhës është në shtator ku sigurisht do të fitoj!

Cila është kupa që ëndërroni të fitoni?

Kampion bote është maksimumi, dhe do e kem!

Si do e përkufizon­it veten me një fjalë?

Forca dhe vullneti! Këto janë dy fjalët që më përkufizoj­në dhe gjej vetveten. Një fjalë është pak. ( qesh)

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania