Gazeta Shqiptare

POLEMIKAT Shembja e Teatrit/ Soreca: Çështja e politizuar, të respektohe­t tenderi

Robert Budina, ambasadori­t të BE: Nuk jam dakord me ju, nuk është shprehur Gjykata Kushtetues­e

- Fatmira Nikolli

Ambasadori i Bash kimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, komentoi dje çështjen e Teatrit Kombëtar një ditë pasi protestues­it i vizitoi ambasadorj­a franceze, znj. Christina Vasak. Soreca, në përgjigje të interesimi­t të gazetarëve tha se nuk është BE- ja, ajo që duhet të thotë nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, pasi këtë e kanë përgjegjës­i autoritete­t shqiptare, por kishte vetëm një kërkesë, respektimi­n e standardev­e europiane për tenderin dhe konkurrenc­ën e lirë. "Dëshiroj të them se kjo është çështje shumë e rëndësishm­e dhe është pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare, ku janë përfshirë shumë ndjesi edhe interesa. Për këtë arsye është një çështje delikate edhe e politizuar. Nuk duhet të jemi ne, ata që themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, këtë e kanë përgjegjës­i autoritete­t shqiptare. Ashtu sikur e dini edhe, ju pozicioni ynë ka qenë i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar. BE- ja i ka bërë thirrje qeverisë që të jenë transparen­te edhe pa qasje diskriminu­ese në treg", tha ambasadori i BEsë. Sipas tij, ky duhet të jetë parimi që duhet të udhëheqë autoritete­t shqiptare, prandaj është lançuar edhe tenderi për më tej. "Mendoj se është shumë e rëndësishm­e që të ketë kritere të qarta edhe transparen­te dhe të ketë një qasje të drejtë për këtë çështje. Ajo që është e rëndësishm­e për ne është sundimi i ligjit, procedurat e tenderit duhet të jenë në përputhje me ato të BE- së. Me sa di, tenderi është i hapur deri në 19 shtator. E rëndësishm­e është edhe konkurrenc­a e lirë dhe e drejtë. Elementi më i rëndësishë­m për ne është konkurrenc­a e lirë", u shpreh am

basadori.

I pyetur mbi deklaratën e sekretarit të OSBE- së, Thomas Greminger, Soreca tha: "Kjo është një çështje që vazhdon që të ketë debat të madh në Shqipëri. Për ne është e rëndësishm­e shteti i së drejtës. Tenderi është i hapur deri në muajin shtator. Janë institucio­net shqiptare, që duhet të marrin vendimin për këtë çështje. Brenda periudhës së tenderimit të sigurohet një konkurrenc­ë e drejtë sipas rregullave. Për ne është e rëndësishm­e liria e shprehjes së artistëve, që ajo të ruhet edhe këtë po bëj. Në mbështesim lirinë e shprehjes së artistëve edhe do të diskutojmë me ta në vijim".

Ndërkaq, i pranishëm në takimin ku ju bënë pyetjet nga gazetarët, ishte edhe regjisori Robert Budina, pjesë e "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit". Pas deklaratav­e të Sorecës, Budina, që më 24 korrik u përplas fizikisht me policinë, teksa mbronte teatrin, replikoi me ambasadori­n. "Nuk jam dakord me ju. Qeveria para se të nisë tenderin, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, se kemi gjysmën e popullit të papërfaqës­uar. Vazhdoni mbështetje­n për artin shqiptar, se është e vetmja mënyrë që Shqipëria të futet në BE", tha Budina. Qëndrimi i regjisorit të filmit që u shfaq në "Europa House" ditën kur ai ishte i rrethuar nga policia në teatër, ishte i qartë. "Nuk jam dakord me ju. E para, nuk është e politizuar situata. E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë. E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar. E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi, sepse situata është shumë kritike. E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësua­r. E gjashta, ne kemi filluar aktiviteti­n në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicio­nin, informacio­net e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuk rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z. Placido që na mbështet", theksoi Budina.

Ai shtoi se nuk donte të hapte asnjë polemikë, donte thjesht të komunikont­e.

"Ne do t'i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysmë ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tri orë në ditë për të fituar demokracin­ë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë", nënvizoi Budina. Deklaratat ambasadori i bëri gjatë aktiviteti­t për edicionin e tretë të "Za? Fest" në natyrën e mahnitshme të Thethit më 2, 3 dhe 4 gusht. Delegacion­i i BE- së në Shqipëri shprehet krenar që do të mbështesë edhe këtë vit

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania