Gazeta Shqiptare

GENC FUGA: TË MOS PREKET TRUALLI I TEATRIT, SHEMBJA NUK KA PAKT STRATEGJIK

-

Aktori

Genc Fuga, njëherësh anëtarë i Partisë So cialiste, sot mazhorancë, ka dalë dje me një qëndrim për teatrin. "Si aktor: - Dua vërtetë që Teatri im Kombëtar të ishte më i mirë, më i madh dhe më i bukur se gjithë Teatrot Kombëtarë europianë! 2 - Dua të bëj prova në vende të përshtatsh­me, me kushte optimale, pse jo edhe mondane! 3- Dua të paguhem shumë herë më mirë, mbështetur në kontrata të ligjshme dhe në përfitim të të dyja palëve kontraktue­se, që kur të vijë dita e pensionit, të mos jem i detyruar ' të fus mik te presidenti apo kryeminist­ri, për një pension special". 4 - Do të doja të jepja mendimin tim edhe për skenën e xhepat e saj, kërkesave profesiona­le dhe orientimin e hapësirave, vendosjen e platesë e llozhave, konfortin e spektatori­t, akustikën e sallës, ndriçimin e foninë, mundësitë e lëvizjes së skenografi­ve si në lartësi, ashtu edhe në krahët e bokaskenës, mundësitë e podeve pneumatike, etj., etj...". Ai thotë se si qytetar, "dua që të kem një Teatër Kombëtar luksoz! Një teatër që të të imponohet jo vetëm në mënyrën e sjelljes e të veshjes, por edhe në mënyrën e të menduarit. Dua që të ruhet e nderohet gjithë historia e Artit Skenik Shqiptar"! Ai shtoi se, "kur flasim për territor të Teatrit Kombëtar, unë kuptoj: a - ndërtesën e Teatrit Kombëtar, b - hapësirën e ndërmjetme, që së fundi i ka kaluar Drejtorisë së Park Rekreacion­it(?!), c - godinën e Teatrit Eksperimen­tal ( duke përfshirë edhe ambientet që mbahen me fanatizëm nga bashkia e lokalet, që janë në vazhdim të të njëjtave themele) dhe ' Marangozer­inë'. Në rast se nuk preket ky territor dhe nuk kemi as prekjen e fasadave të TK e TKEKS me pamje nga Ministria e Brendshme, atëherë, me duket mendjemadh­ësi të bëhem edhe ' urbanist' për të kërkuar edhe se çfarë do ta rrethojë këtë kompleks teatror"!

Sipas Fugës, mirëmbajtj­a e godinës, prishja e saj apo ngritja e një godine tjetër, nuk janë të mbështetur­a në pakte strategjik­e. Nuk ka bazë ligjore për "riparimin e godinës aktuale, prandaj ajo u degradua. Nuk ka asnjë bazë ligjore për ' riparimin' e godinës se re, që do të kërkojë edhe më shumë para në këtë drejtim, pra edhe godina e re do të ketë fatin e të vjetrës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania