Gazeta Shqiptare

EDMOND BUDINA: Kolegë, keqardhje për ju, ju që fshiheni pas pushtetit e merrni shpërblime...

Regjisori i njohur i bën apel artistëve të bashkohen në nismën “Mbro Teatrin”

- Fatmira Nikolli

NËNKRYETAR­I

I LSI- së

Petrit Vasili reagoi për deklaratat e ambasadori­t të BE- së, Luigi Soreca, i cili më parë tha se çështja e Teatrit Kombëtar është e politizuar. Sipas

Vasilit, sot ka ardhur dita që, "këta avokatë të zgjedhin përfundimi­sht dhe prerë janë pro vendosjes së ligjit dhe shtetit të së drejtës apo në një krah me babëzinë e grykësinë e qeverisë". Vasili pati dhe një pyetje për Sorecën: "A do të ishte dakord nëse në Itali do të tërhiqej zvarrë Marcelo Mastroiann­i? A janë këta ndërkombët­arë që të shikonin të tërhiqej zvarrë Marcelo Mastroiann­i, Roberto Benjini, Sofia Loren apo aktorë të tyre"?

"Za? Fest", ndërsa ambasadori tha se ky festival është pikërisht mesazhi që dëshiron të përçojë BE- ja në Shqipëri. Po dje, "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" i kërkoi sot komuniteti­t ndërkombët­ar t'i bëjë presion qeverisë që të mos prishë Teatrin Kombëtar të paktën derisa ' ligji special' të shqyrtohet nga Gjykata e re Kushtetues­e. Me anë të një letre dërguar ambasadorë­ve të huaj në Tiranë, Komisionit Europian, eurodepute­tëve dhe politikanë­ve të rëndësishë­m në vendet e BE- së, AMT i sqaron atyre shkeljet ligjore të ligjit ' special' dhe dhunën e ushtruar nga policia mbi aktorët e qytetarët në mbrojtje të teatrit më 24 korrik.

SORECA NDRYSHON DEKLARATË

Pas reagimeve dhe kritikave të shumta publike, dje rreth orës 21 të mbrëmjes ambasadori i BE ka ndryshuar qëndrim ndaj artistëve dhe teatrit. Në një postim në Twiter, ai thekson se deklarata e tij, dhënë mëngjesin e djeshëm, është nxjerrë jashtë kontekstit.

“Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot ndaj një gazetari për çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit. Prandaj është e nevojshme të theksoj se sot kam përsëritur qëndrimin e shtatorit të kaluar të Komisionit Evropian, kur autoritete­t shqiptare u ftuan për të ndjekur parimet e prokurimit publik të BE- së dhe për të siguruar qasje jodiskrimi­nuese në treg", tha ai. Luigi Soreca shtoi se "Unë gjithashtu deklarova sot se transparen­ca e procedurav­e është thelbësore për të siguruar konkurrenc­ë të drejtë dhe të lirë. Unë shtova se është e nevojshme që t’i jepet kohë procedurav­e institucio­nale për të arritur një vendim për çdo mosmarrëve­shje ligjore për këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit. Në fund përfundova duke thënë se Delegacion­i i BE- së është plotësisht i angazhuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë”, shkruan Soreca.

Në të 11 ditë roje 24 orëshe që qytetarët i bëjnë Teatrit Kombëtar, tonet janë ngritur edhe më shumë. Rezistenca vazhdon me turne dhe me zëra të rinj që u shtohen qëndrestar­ëve të 18 muajve.

Dje, Edmond Budina, regjisor pati një përgjigje jo vetëm për ambasadori­n e BE- së në vend që e cilësoi çështjen e teatrit politike, por edhe ndaj kolegëve.

"Vij këtu jo vetëm si një njeri që dua të mbroj Teatrin Kombëtar, por edhe si nënshtetas italian, si një qytetar i komuniteti­t europian për të thënë që më vjen turp nga zoti Soreca. Të marrësh anën e atyre që shkelin ligjin, që shkelin Kushtetutë­n, dhe të bësh sikur nuk shikon se çfarë po ndodh këtu në këtë vend, ku tërhiqen zvarrë njerëzit e kulturës më duket tepër pak për ato që ka bërë. T'ju vijë turp!", ju drejtua ai Luigi Sorecës. Mandej e pyeti: Çfarë do të bënit ju, zoti Soreca, nëse në qytetin tuaj të lindjes në Napoli do prishej teatri, ku unë kam luajtur; ose në Romë të prishej teatro Valle ku unë kam luajtur. Do rrinit indiferent? Ky është një teatër që e kanë ndërtuar bashkatdhe­tarët tuaj dhe nuk mund të prishet. "Nuk mund të shkatërroh­et dhe ne do ta mbrojmë z. Soreca. jemi këtu për ta mbrojtur dhe unë nuk dua të mendoj atë që përflitet tavolinave të Tiranës që përfaqësue­sit e huaj janë të shitur. Nuk dua ta mendoj as nuk dua ta besoj. Nëse ju dilni kundër vullneteve të popullit shqiptar, atëherë vërtetoni tezën: jeni të shitur", tha regjisori që ka lënë punën në Itali për të mbrojtur teatrin.

Ai kujtoi edhe njëherë se "atë ditë, më datë 24 ata, policët u sollën ashpërsish­t me ne. Kam marrë përkrahje nga shumë qytetarë dhe i falënderoj me gjithë shpirt. Falënderoj sindikatën e artistëve dhe aktorëve të Kosovës që na mbështeti. Falënderoj presidenti­n e Re

publikës, faleminder­it Ilir. Faleminder­it që u gjende në këtë moment të vështirë tonin". Pas falënderim­eve, erdhi radha për një gisht drejtuar kolegëve.

"Kam një keqardhje për të gjithë kolegët e mi. Ata që do të prishin teatrin, ata që na quajnë ne mediokër, ata që fshihen pas pushtetit, ata që marrin shpërblime, se ndryshe nuk mund ta shpjegoj dot që të mos thonë një fjalë, po qoftë edhe një fjalë përkrahjej­e. Edhe sikur të kesh këdo kundër për një moment solidarite­ti me kolegun tënd, kushdo qofsh, duhet ta kesh. Dhe të mos merren me biografira, me të shkuara", tha Budina. Ai bëri edhe një thirrje. "Dua të paralajmër­oj, ose të them edhe diçka tjetër. Kushdo qoftë që mbështet kauzën e Teatrit Kombëtar nuk mundet dhe nuk duhet të bëjë pakte me ne fshehurazi. Kushdo që ka mendimin të mbrojë Teatrin Kombëtar të vijë këtu. Sot më është ofruar një bust me lekë, për të thënë që ata janë solidarë me ne. Unë nuk e pranova, thashë hajde në shesh. Dil atje te sheshi i mejdanit dhe ofroi lekët për kauzën e Teatrit Kombëtar. Ne nuk jemi ilegalë, ne jemi këtu. I bëjmë të gjitha në dritën e diellit të filmuara. Ndaj kushdo që ka diçka për kauzën duhet ti bëjë të gjitha këtu në shesh. Cepave e qoshkave nuk bëhet asgjë", theksoi ai. Në fund, bëri një sqarim: "Na akuzojnë shpesh se jemi të politizuar, por të politizuar janë ata që duan të prishin teatrin. Kemi bërë një aleancë me opozitën dhe unë them faleminder­it që jeni me ne. Kjo është një kauzë qytetare".

BERT BUDINA

Jemi mësuar që këta të huajt luajnë me xhingla me ne, si indianët që i gënjyen me xhingla dhe u morën floririn. Para 8 muajsh ambasadori­t ia qamë hallin. I thamë kur të vijë policia, çfarë do bësh ti. Ai tha flasim kur të ndodhë. Sot ai i dha alibinë kryeminist­rit të na cenojë. Ne kemi një vit e 2 muaj që rrimë në sheshin e teatrit duke transmetua­r mesazhe. Ata po tallen me ne. Ne do bëjmë protestë të madhe që kur të vijnë të mos guxojnë. Po të kenë guxim le të vijnë t'i bien artistëve. Është turp. Te shfaqja e kryeminist­rit fshihet drama jonë. Këta po bëhen paterica të rrezikshme të një pushteti kriminal. Nuk është më lojë estetike për teatrin, bëhet fjalë nëse bie ose jo demokracia. Ai na jep leksione estetike, por ai nuk di dhe e ka pranuar vetë. Ata që kanë thënë se teatri do bjerë duhet të mbajnë përgjegjës­i. Ka njerëz që kanë dinjitet. Ata nuk kanë fuqi të përballojn­ë zemërimin e njerëzve. Diktatura ha veten dhe këtë po bëjnë ata. Kundërshta­rët tonë nuk kanë asnjë moral. Do të hamë edhe dru nëse duhet.

ERVIN GOCI

Soreca reagoi sërish. Thotë se deklarata tij ka dalë jashtë kontekstit dhe përsërit atë qëndrim që ka mbajtur vitin e kaluar.

Por bën gabim, se po flet pasi u dhunuan artistët e këta e legjitimoj­në këtë lloj dhune. Në momentin që nuk ka Gjykatë Kushtetues­e, që u bënë votime, që po merren bashkitë me dhunë. Ku ka më shtet? Jemi në rrokopujë. E kemi ruajtur godinën një vit dhe nuk e kemi prekur me dorë. Ku ka më kushtetues­e se kaq?

 ??  ??
 ??  ?? Edmond Budina
Edmond Budina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania