Gazeta Shqiptare

Teatri Kombëtar, Veliaj: Tirana nuk ndalet, do t'i shkojmë deri në fund

-

Kreu

i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka konfir muar edhe njëherë vendimin për t'u dhënë qytetarëve të Tiranës një Teatër të ri Kombëtar. Nga konferenca ku u prezantuan punimet e disa studenteve të Harvardit me fokus shtimin e hapësirave për fëmijët, Veliaj theksoi se qyteti nuk mund të mbetet pas i nostalgjiv­e të dikurshme. "Unë besoj se e ardhmja u përket njerëzve me vizion, që arrijnë ta shohin këtë qytet dhe këtë vend pas 10, 20 dhe 30 vitesh, jo atyre që u ka ngelur koka pas. Mund të ketë akoma njerëz që kanë nostalgji për gjyqet e komunizmit dhe për dënimet me varje që jepeshin në teatër. Nostalgjit­ë do t'i respektojm­ë, do të gjejmë një mënyrë për t'i akomoduar edhe te teatri, si te stadiumi i ri, fasada e të cilit është përqafuar në projektin e ri. Por, me gjithë respektin për nostalgjin­ë, me gjithë durimin për nostalgjin­ë dhe tolerancën ndaj gjithollog­ëve, Tirana nuk ndalet dhe jam i vendosur që çdo projekti që do miratojmë sot e në vijim t'i shkojmë deri në fund", - deklaroi ai. Kreu i bashkisë u shpreh se përgjigja për teatrin u dha më 30 qershor, përmes atij që ai e quajti referendum. "Vendet demokratik­e funksionoj­në me zgjedhje. Unë aty isha në 30 qershor, ata që më thanë do e shohësh nuk erdhën. Ata që nuk vijnë në betejë, u ikën e drejta të flasin për të ardhmen e qytetit", - u shpreh Veliaj. Ndërkohë që ai sqaroi se teatri aktual nuk do të prishet tani dhe se për të arritur deri aty duhen të paktën edhe disa muaj. "Shkon drejtori me një dum- dum të marrë dy- tri dosje, arkivën, financën, duke qenë se ka dy vjet që janë zhvendosur tek Art'Turbina, dhe krejt papritur plas histeria se do të prishet teatri. Ndërkohë, jemi ende muaj larg, në datën 22 korrik kemi hapur thirrjen për të gjitha ofertat se kush mund ta bëjë këtë teatër modern. Ka dy muaj kohë thirrja. Këta i kanë betejat të gjitha imagjinare, vetë i sajojnë, vetë i luftojnë dhe vetë i fitojnë betejat", - tha Veliaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania