Gazeta Shqiptare

Basha: Afera e teatrit 200 mln euro, do t'u vendos "minat" kullave

Kreu i PD- së theksoi se kush nuk distancohe­t nga projekti korruptiv, është bërë pis "Afera Rama- Veliaj- mafia e 6 kullave, 200 milionë euro"

-

Partia Demokratik­e ka denoncuar sërish dje si korruptiv dhe kriminal gjithë projektin e qeverisë për të prishur godinën aktuale të Teatrit Kombëtar dhe për të ndërtuar aty një godinë të re, të shoqëruar me një sërë ndërtimesh të tjera private. Duke iu përgjigjur komenteve të kreut të qeverisë mbi nevojën e realizimit të këtij projekti, kryetari i Partisë Demokratik­e dhe opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur Edi Ramën një hajdut psikik, ndërsa të gjithë projektin një aferë të pastër, nga e cila kërkohet të përfitohen plotë 200 milionë euro. Basha ka theksuar se Rama po keqpërdor artistët për të mbrojtur atë që ai e quajti afera Rama- Veliaj- mafia. "Hajduti psikik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama- Veliaj- mafia të 6 kullave 200 milionë euro", - shkroi Basha në reagimin e tij ndaj këtij debati që po zhvillohet prej afro 1 viti. Më tej, ai thekson se për kryeminist­rin Edi Rama dhe kryebashki­akun Erion Veliaj nuk ka asnjë interes për të ndërtuar një teatër të ri, nëse nuk ndërtohen kullat ngjitur me të.

Ndaj, ai theksoi se kushdo që nuk distancohe­t nga ky projekt po bëhet pis dhe mbi të rëndojnë hijet e dyshimit për përfshirje në korrupsion. Po ashtu, Basha theksoi se debati i qeverisë nuk është thjesht për teatrin, por për kullat 200 milionë euro që kërkojnë të ndërtojnë. "Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera RamaVeliaj- mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsion­i financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohe­t nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutëror­e. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro dhe jo për teatrin. Sepse për Rama- Veliaj- mafien e ndërtimit dhe të drogës nuk ka teatër pa kulla", - shtoi Basha. Më tej, në reagimin e tij kryedemokr­ati publikoi edhe një video ku paraqitej përshkrimi grafik i asaj që kërkon të realizojë qeveria, duke vënë në dispozicio­n pronën e teatrit dhe atë publike në shërbim të privatit. "Për këdo të painformua­r apo të keqinformu­ar po postoj më poshtë përshkrimi­n grafik të planit Rama- Veliaj- mafia e ndërtimit dhe drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar", - shkroi më tej kryetari i PD- së. Sipas këtij përshkrimi grafik, Basha bën të ditur se trualli i teatrit është 5522.7 metra katrorë, pronë publike 2945 metra katrorë dhe pronë private vetëm 298 metra katrorë. Më tej, ai në këtë video thekson se Rama dhe Veliaj po shembin teatrin për të grabitur plotë 8467 metra katrorë truall pronë publike dhe për të ndërtuar kulla mbi 20 kate. "Nëpërmjet ' Fusha shpk.', Edi Rama dhe Erion Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv", - thuhet në videon e publikuar nga Basha. Por kreu i opozitës paralajmër­on të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces dhe që do përfitojnë prej tij se nëpërmjet ligjit antimafie do t'u sekuestroh­et çdo centimetër katror që i është grabitur publikut. "Me ligjin antimafie PD do të sekuestroj­ë çdo cm2 pronë publike të grabitur. Nëse shembet teatri, me ligj do t'u vendos minat kullave të korrupsion­it!", - thuhet në këtë video.

 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania