Gazeta Shqiptare

Protesta e opozitës, kryetari i ri i Devollit "ngujohet" në zyrë

Forca të shumta policie morën në mbrojtje Duron që mbërriti në zyrë që në orën 06: 30 Basha: Regjimi kriminal po hyn në rrugën e përplasjes me popullin

-

Procesi i konstituim­it të këshillave dhe betimit të kryetarëve të rinj të bashkive është shoqëruar dje me përplasje mes përfaqësue­sve të opozitës dhe forcave të rendit. Situata më e vështirë ka qenë në Bashkinë e Devollit, ku kryetari në ikje Bledion Nallbati dhe përkrahës të shumtë të opozitës kanë rrethuar godinën e bashkisë duke protestuar për zaptimin e saj nga kryetari i ri, Eduard Duro që vjen nga radhët e Partisë Socialiste. Duket se kryebashki­aku i ri ka pasur informacio­ne në lidhje protestën e opozitës dhe siç mësohet ka shkuar në zyrën e tij në Bashkinë e Devollit që në mëngjes herrët, në mënyrë që të shmangte përplasjen fizike me protestues­it. Ndërkohë që menjëherë pasi ai ka hyrë në zyrë forca të shumta të policisë vendore dhe FNSHsë kanë zënë vend në hapësirën përpara Bashkisë së Devollit duke mos lejuar protestues­it që të depërtonin në të. Gazetarët nga vendngjarj­a raportuan se një numër i madh policësh kanë qëndruar edhe në ambientet e brendshme të Bashkisë së Devollit, çka ka bërë që situata t'i ngjajë një shtetrreth­imi. Vetë kryebashki­aku Duro ka bërë të ditur për mediat se forcat e rendit ishin thirrur prej tij për shkak të informacio­nit paraprak që ai kishte lidhur me protestën e opozitës. "Një pjesë e punonjësve kanë hyrë në zyrë. Policinë e kam thirrur unë pasi kisha informacio­n se do bëhej ky tubim. Po pres që të gjithë punonjësit e tjerë të hyjnë në zyrë. Ish kryetari nuk pranoi të largohej ndaj u detyruam të veprojmë kështu. Unë kam patur takime edhe me punonjësit ditën e shtunë, - tha Duro duke folur për mediat lidhur me këtë situatë. Nga ana tjetër ish- kryetari Nallbati deklaroi se kryetar është vetëm ai dhe se do të jetë çdo ditë, 24 orë për qytetarët e Devollit. Simpatizan­tët e PD kanë qëndruar për orë të tëra në shoqërinë e Bledion Nallbatit dhe ish- deputetit Ervin Salianji, i cili deklaroi para mediave se personi i vetëshpall­ur si kryebashki­ak madje që zaptoi edhe zyrat, do të kallëzohet edhe për përvetësim të titullit. "Qytetarët kanë dalë për të mbështetur kryetarin e ligjshëm të Devollit. Siç e keni parë nuk po lejojnë in

stalimin e një junte debilash, të cilët flenë nëpër institucio­ne duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para. Personi i vetëshpall­ur si kryebashki­ak dhe që zaptoi zyrat do të kallëzohet edhe për përvetësim të titullit. Qytetarët janë në mbështetje të kryetarit Nallbati, i cili është i ligjshëm", - tha Salianji. Protestues­it vendosën para bashkisë edhe një dyshek në shenjë simbolike, për të treguar se kryetari aktual Eduard Duro e ka kthyer bashkinë në fjetore. Ndaj situatës së krijuar në Devoll reagoi dje edhe kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha i cili tha se pushteti i paligjshëm që përfaqëson vetëm 6% të qytetarë po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale kundër vullnetit të popullit. "Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!", - shkroi Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i ri, Eduard Duro
Kryetari i ri, Eduard Duro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania