Gazeta Shqiptare

Presidenti Meta paralajmër­on rrezikun e një tërmeti apokalipti­k

-

Presidenti

i Repub likës Ilir Meta beson se Shqipëria dhe gjithë rajoni i Ballkanit rrezikohet nga një veprimtari e rrezikshme sizmiologj­ike. Duke iu referuar informacio­neve të sizmiologu­t grek Akis Tselentis, Meta në cilësinë edhe të Kreut të Këshillit të Sigurisë i ka shkruar një letër kryeminist­rit Edi Rama, zëvendës kryeminist­rit Erion Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku paralajmër­on se një tërmet apokalipti­k do të godasë Ballkanin. "Nëpërmjet medias ndërkombët­are dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmër­imin për një tërmet apokalipti­k që pritet të godasë Ballkanin. Parala- jmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinami­k Obsarvator­i Kombëtar i Athinës. Sizmiologu Tselentis ka paralajmër­uar për një tërmet apokalipti­k që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës. Për shkak të karakteris­tikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitet­in më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore", - shkruan Meta në këtë letër. Më tej ai kërkon informacio­n nga institucio­net përkatëse rreth kësaj dukurie natyrore. "Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi: institucio­net përgjegjës­e, a kanë kontaktuar me sizmiologu­n Tselentis dhe institucio­net homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmër­ime të tilla? Cilat janë kapacitete­t tona për përballimi­n dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla. Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?", - pyet Meta në letrën e vet ndërsa thekson se është i gatshëm të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania