Gazeta Shqiptare

Zjarri shkrumbon anijen turistike në Karaburun, policia: Shpëtuam ekuipazhin prej 5 personash

U dogjën edhe një skaf e 230 litra naftë, shkak shkëndija në motor

-

VLORË - Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, anija turistike "Aquamarine" me 5 persona në bord ka shpërthyer në flakë në Karaburun dhe është shkrumbuar e tëra. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pesë anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të shpëtojnë nga flakët e mëdha falë ndihmës që iu është dhënë nga Policia Kufitare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04: 00, ndërsa raportohet se anija bënte çdo ditë linjën shëtitëse Karaburun- Ishulli Sazanit. Paraprakis­ht raportohet se shkaku i rënies së zjarrit në këtë mjet lundrues të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Shoqëria "Aquamarine" që ka në pronësi anijen turistike deklaroi dje se ishte e certifikua­r ndërsa zjarri ka ardhur nga motori i saj. Së bashku me anijen janë djegur edhe një gomone 7 metra e gjatë si dhe një motor uji ' Jet Ski'. Sipas policisë,

EKUIPAZHI I ANIJES "AQUAMARINE"

ERVIS HOXHA, KAPITEN

EDISON SHAHA, MARINAR ERALD HOXHA, MARINAR RENATO KOÇIU, MARINAR BENARD ALLUASHAJ, MOTORIST anija "Aqua Marine" duke qenë se punon me turistët nga moli i Vlorës drejt Karaburuni­t, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për

vozitjen e turistëve atje. "Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve. Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare me mjetet e saj lundruese, nën drejtimin orientues të QNOD Durrës, shkoi në ndihmë të personave që kërkuan ndihmë, duke bërë të mundur konstatimi­n e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokusht­ës dhe shpëtimin e sigurt të personave në bordin e saj. Në këtë mjet lundrues ndodheshin 5 persona, të cilët nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetëso­re. Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit", njoftoi policia. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Drejtoria e Përgjithsh­me Detare, e cila zbardhur detaje të reja mbi djegien e anijes turistike "Aqua Marine", në gadishulli­n e Karaburuni­t. DPD bëri me dije se është njoftuar për zjarrin nga kapiteni i anijes, Nikolla Janku, ndërsa ngjarjen ia ka konfirmuar edhe pronari i "Aqua Marines", Edmir Mamushi. Ndër të tjera, DPD publikon edhe emrat e pesë personave, që ndodheshin në ekuipazhin e anijes dhe që arritën të shpëtonin, duke u hedhur në det e dalë në breg. Bëhet fjalë për shtetasit: Ervis Hoxha, kapiten; Edison Shaha, marinar; Erald Hoxha, marinar; Renato Kociu marinar dhe Benard Alluashaj, motorist. Po sipas DPD, në bord gjendeshin rreth 230 litra naftë, të cilat u dogjën totalisht gjatë procesit të flakëve dhe se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania