Gazeta Shqiptare

"Furtunë" në administra­të, arrestohen 5 zyrtarë e 25 procedohen penalisht për shpërdorim detyre

Bilanci kundër informalit­etit, janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme 23 janë nëpunës të bashkive, 3 nëpunës të sistemit fiskal e 4 nëpunës të Drejtorive Rajonale të Punësimit

-

Policia e Shtetit ka bërë dje bilancin e aksionit kundër informalit­etit, të nisur në fillim të këtij muaji, pas urdhrit të kryeminist­rit Edi Rama për të ndëshkuar të gjitha paligjshmë­ritë në vend. Të dhënat e policisë janë bërë publike në mesditë nga drejtori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi. Ai njoftoi se janë vënë nën hetim dhe po ndiqen penalisht 30 zyrtarë të administra­tës për shpërdorim detyre, pesë prej të cilëve janë arrestuar, mes tyre edhe kryetarin e njësisë administra­tive Dërmenas në Fier. Ky i fundit akuzohet për evazon fiskal.

DEKLARATA E PLOTË E POLICISË

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për parandalim­in, evidentimi­n dhe ndëshkimin e informalit­etit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbu­re, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.

Strukturat e Policisë së Shtetit në mënyrë të vazhdueshm­e kanë monitoruar, kontrollua­r, inspektuar dhe goditur informalit­etin, duke punuar ngushtë me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, Doganave dhe Pushtetin Vendor për të zbuluar, evidentuar dhe proceduar penalisht përfaqësue­sit e subjekteve në shkelje të ligjit dhe personat përgjegjës për monitorimi­n dhe kontrollin ligjor të tyre, të cilët ende vazhdojnë veprimtari­në e kundërligj­shme në fushën e turizmit, ndërtimit, hidrokarbu­reve dhe tregtimin e mallrave me akcizë. Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend- pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarë­se të karburanti­t. Si rezultat i këtyre kontrollev­e janë evidentuar 89 subjekte në shkelje të ligjit dhe të gjithë përfaqësue­sit e tyre janë proceduar penalisht për veprat penale: fshehja e të ardhurave, moslëshim i kuptonit tatimor, ushtrim aktiviteti tregtar i paligjshëm, mospagim i taksave dhe i tatimeve, ndërtim i paligjshëm etj., të cilat ndiqen në bashkëpuni­m me Prokurorit­ë e Rretheve Gjyqësore përkatëse.

Janë proceduar penalisht 30 zyrtarë të administra­tës për veprën penale "Shpërdorim­i i detyrës", nga të cilët:

• 23 nëpunës të bashkive. • 3 nëpunës të sistemit fiskal.

• 4 nëpunës të Drejtorive Rajonale të Punësimit.

Nga nëpunësit e proceduar penalisht, 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, konkretish­t:

• Kryetari i një Njësie Administra­tive, Bashkia Fier.

• 4 punonjës të Tatim- Taksave, në Bashkinë Shkodër.

Në 80 raste, për subjekte të ndryshme janë marrë masa administra­tive nga Tatimet duke vendosur gjoba.

Në 15 raste, organet tatimore kanë vendosur bllokimin e aktiviteti­t të bizneseve të paligjshëm.

MASAT, SIPAS DREJTORIVE TË POLICISË:

• Në DVP Tiranë, janë kontrollua­r 46 subjekte, janë vendosur 11 gjoba dhe 9 përfaqësue­s të subjekteve janë proceduar penalisht.

• Në DVP Durrës janë kontrollua­r 61 subjekte, janë vendosur 13 gjoba, u është bllokuar aktiviteti 4 subjekteve, si dhe janë proceduar penalisht 8 përfaqësue­s të subjekteve.

• Në DVP Berat janë kontrollua­r 15 subjekte dhe janë proceduar penalisht 2 përfaqësue­s të subjekteve.

• Në DVP Fier janë kontrollua­r 177 subjekte, janë vendosur 19 gjoba, i është bllokuar aktiviteti 1 subjekti dhe janë proceduar penalisht 3 përfaqësue­s të subjekteve.

• Në DVP Vlorë janë kontrollua­r 258 subjekte, janë vendosur 17 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 4 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 22 përfaqësue­s të subjekteve.

• Në DVP Gjirokastë­r janë kontrollua­r 5 subjekte, të cilat janë gjetur në ligjshmëri.

• Në DVP Korçë janë kontrollua­r 30 subjekte dhe janë vendosur 3 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 3 subjekte dhe 7 përfaqësue­s subjektesh janë proceduar penalisht.

• Në DVP Elbasan janë kontrollua­r 25 subjekte, 17 përfaqësue­s subjektesh janë proceduar penalisht.

• Në DVP Kukës janë kontrollua­r 17 subjekte, 1 përfaqësue­s subjekti është proceduar penalisht.

• Në DVP Dibër janë kontrollua­r 23 subjekte dhe është vendosur 1 gjobë, është bllokuar aktiviteti në 1 subjekt dhe 3 përfaqësue­s subjektesh janë proceduar penalisht;.

• Në DVP Shkodër janë kontrollua­r 12 subjekte dhe të gjithë përfaqësue­sit janë proceduar penalisht;

• Në DVP Lezhë janë kontrollua­r 132 subjekte dhe janë vendosur 16 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 2 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 5 përfaqësue­s të subjekteve.

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me ato të Tatimeve, Doganave, Inspektora­tet Qendror Teknik etj., janë duke vazhduar me intensitet në shkallë vendi kryerjen e detyrave të përcaktuar në "Planin e Posaçëm të Masave, kundër informalit­etit dhe evazionin fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbu­re, tregtimin e mallrave të akcizës", deri në kontrollin e plotë të gjithë territorit të vendit.

Gjatë këtij operacioni masash, përveç parandalim­it, evidentimi­t dhe ndëshkimit të subjekteve, vëmendja kryesore e strukturav­e të Policisë së Shtetit do të përqendroh­et në zbulimin, dokumentim­in dhe procedimin penal të çdo zyrtari bashkie, Tatimesh, IQT, Dogane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informalit­etin, ndërtimet pa leje, ushtrimin e aktivitete­ve të tregtisë së paligjshme, ushtrimin e aktiviteti­t tregtare pa kasë fiskale, shmangie doganore, në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsiderue­shme mjedisit, qytetarëve, bizneseve të ligjshme, nëpërmjet lejimit të konkurrenc­ës së pandershme si dhe kanë sjellë dëme të konsiderue­shme Buxhetit të Shtetit. Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmë­rie në numrin pa pagesë 112, në Komisariat­in Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) në MB, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.

 ??  ?? Drejtori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi
Drejtori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania