Gazeta Shqiptare

Lirohet nga burgu i "tmerrshmi" i Beratit, Lulzim Caka

Në vitin 1996 sulmoi postën e policisë e tentoi të vriste Gani Malushin dhe Ilir Ngresin 57- vjeçari ishte i dyshuar për 3 vrasje, grabitje, plaçkitje dhe grup kriminal

-

Lirohet i "tmerrshmi" i Beratit", Lulzim Caka. 57- vjeçari, një ndër personazhe­t më të njohur të botës së krimit gjatë viteve 19971999 në Shqipëri ka përfunduar dënimin prej 25 vitesh burg dhe është lënë i lirë. Ai ka lënë burgun ditën e djeshme në mëngjes rreth orës 10: 00. Lulzim Caka do të mbahet mend për sfidat ndaj drejtësisë. Ai është arrestuar dhe liruar për mungesë provash disa herë. Cakaj i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së kualifikua­r, por edhe pingpongut që bënë një sërë gjykatash, mes të cilave Gjykata e Lartë që i hapi rrugën drejt lirisë me rishikim vendimi. Caka ka drejtuar një grup kriminal në Berat, ndërsa krimet e tij datojnë që nga viti 1995, ku dyshohet se ka kryer vrasjen e parë për të vijuar deri në vitin 1997. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat- Fier dhe BeratLushn­jë. Ai u arrestua në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe u soll në Shqipëri në vitin 2003 pas me një marrëveshj­e ekstradimi me Italinë dhe pas 16 viteve burgim tashmë konsideroh­en të shlyera 25 vitet e dënimit. Ai akuzohet për një ngjarje në të cilën thuhet se sulmoi postblloku­n e policisë duke tentuar të vrasë dy zyrtarë të lartë policie, Gani Malushin dhe Ilir Ngresin. Të dy ata

janë vrarë në ngjarje të tjera. Njëri u ekzekutua nga miku i Lul Cakës, Kastriot Jaupaj dhe tjetri u vra në Durrës.

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, të cilat krijuan mitin e një vrasësi gjakftohtë, por edhe hakmarrës. Ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka, pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Gruaja u rrëmbye në derën e komisariat­it të policisë në

vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit. Lulzim Caka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij, Valter Bega dhe Mariglen Cami.

Lul Caka u ngjit në piramidën e krimit në fillim të viteve ' 90, për shkak të lidhjes familjare që kishte me një tjetër personazh të krimit, Loshin e Karbunarës dhe banda të Be

ratit. Por kundërshta­rët e tij ishin nga fshati Samaticë e përkatësis­ht fisi Cami, Bega, Cala dhe Yzeiri. Në vitin 1995 ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë, ndërsa më pas miti i tij frikësonte këdo që udhëtonte gjatë 2001, pasi shpesh postblloqe­t me njerëz të armatosur sulmonin automjetet. Por, ajo që i hodhi prangat dhe e dërgoi në burg ishte pikërisht sulmi ndaj policisë. Ai tentoi të vrasë dy shefat e krimeve të Kuçovës

HAKMARRJA PËR NËNËN

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, të cilat krijuan mitin e një vrasësi gjakftohtë, por edhe hakmarrës. Ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij Xhevrie Caka, pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Gruaja u rrëmbye në derën e komisariat­it të policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit. Lulzim Caka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami.

dhe të Beratit në urën e Samaticës. Oficerët Ngresi dhe Malushi shpëtuan ndërsa në vendngjarj­e mbeti e shkrumbuar makina e tyre. Pikërisht për këto episode, Lulzim Caka vuajti dënimin në bashkim dënimesh duke përfshirë edhe vrasjen e Pëllumb Eminit, një krim që i kushtoi atij më pas vrasjen e të ëmës. Pas arratisjes nga burgu ku preu hekurat përmes një sharre si dhe kreu masakrën në Berat, Caka u largua nga Shqipëria ku edhe jetoi në arrati në Itali për 15 muaj. Ndërkohë, në burg po vuajnë dënimin me 75 vite në total tre vrasësit e tjerët të nënës së të tmerrshmit të Beratit. Kundërshta­rët e Lulzim Cakës janë Fatmir Emini i njohur ndryshe si Mile Cami, të cilit Lul Caka i ka vrarë të vëllain, një krim që solli më pas për gjakmarrje masakrimin e të moshuarës. Në burg për këtë krim janë edhe dy vëllezërit Artan dhe Bledar Yzeiri, të dënuar përkatësis­ht me nga 25 vite burgim secili.

 ??  ?? 57- vjeçari, Lulzim Caka
57- vjeçari, Lulzim Caka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania