Gazeta Shqiptare

Kompensimi i pronarëve, ATP: Ja vendimet e formës së prerë

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me përfituesi­t e pesë viteve të fundit Përfituesi­t janë nga viti 2014 deri në vitin 2019

-

ëve, por pa mundur të përfundojë procesin për 6 950 dosje. Me anë të një njoftimi, ATP u kërkon pronarëve t'i drejtohen gjykatës për të marrë vlerësimin dhe kompensimi­n e pronave, pasi prej ti vitesh nuk ka mundur të përfundojë shqyrtimin e tyre. ATPja kishte marrë përsipër të kryente vlerësimin për 16 462 pronave brenda tri viteve, por ky afat skadoi dje, në 23 shkurt. Pronarët që presin të marrin kompensimi­n për pronën kanë aplikuar që në vitin 2015, por deri tani jo vetëm që nuk kanë marrë kompensimi­n, por as nuk janë njohur ende me vlerësimin financiar. "Sipas përcaktime­ve të nenit 15 të ligjit, afati i vlerësimit të vendimeve përfundimt­are që kanë njohur të drejtën për kompensim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave përfundon në datën 23.02.2019. Sa më sipër, Agjencia e Trajtimit të Pronave, me anë të këtij njoftimi informon subjektet e interesuar­a përmbyllje­n e procesit të vlerësimit financiar të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t. Gjithashtu, Agjencia e Trajtimit të Pronave është e gatshme dhe për çdo informacio­n apo paqartësi, ju fton të paraqiteni pranë sporteleve të institucio­nit", - thuhet në njoftimin e botuar dje në faqen zyrtare të ATP- së. Gjithashtu, ATP bën me dije se procesi i ndarjes së Fondit të Kompensimi­t të Pronave vazhdon deri në kompensimi­n, sipas përcaktime­ve të këtij ligji, të të gjitha subjekteve që disponojnë vendim përfundimt­ar kompensimi dhe brenda afatit të përcaktuar.

ANKIMIMI

Ligji për trajtimin e pronës në nenin 29 të tij ka parashikua­r procedurën e ankimit: "Kundër vendimit të ATP- së për njohjen e së drejtës, palët e interesuar­a dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë", thuhet në ligj. Ndërkohë që të gjitha vendimet përfundimt­are që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t dhe ato që do të merren deri në përfundim të procesit do të zbatohen sipas parashikim­eve të këtij ligji. Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimt­are për kompensim do të bëhet duke vlerësuar financiari­sht pronën e njohur për kompensim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania