Gazeta Shqiptare

Ministrja Denaj, apel bizneseve të regjistroh­en dhe të hapin llogari bankare

Bllokohen 28 subjekte të paregjistr­uara, 3 mbyllje biznesesh për moslëshim kuponi Kontrollet kundër informalit­etit, vijon aksioni në të gjithë vendin

-

Gjatë verifikime­ve të kryera nga struktu rat e Hetimit Tatimor, në Tiranë, në orët me aktivitet më të lartë ekonomik është konstatuar se ka përmirësim të dukshëm të treguesve edhe për shkak të rritjes së ndërgjegjë­simit të subjekteve për t'u vetëkorrig­juar. Megjithatë, nuk kanë munguar edhe raste të përsëritje­s së vazhdueshm­e të shkeljeve. "Janë konstatuar shkelje për herë të tretë të kuponit tatimor dhe bazuar në procedurat tatimore, përgjegjës­it në këtë rast do të ndiqen penalisht. Është e rëndësishm­e të kuptohet se duhet të pritet kupon tatimor edhe në hyrje të lokaleve të natës për të shmangur penalizime­t drastike. E kërkojmë këtë, pasi nuk do të donim të ishim as në pozitat e vendosjes së shiritave dhe as të ndjekjes penale", tha ministrja e Financave, Anila Denaj. Zëvendësdr­ejtori i përgjithsh­ëm i Tatimeve, Ervin Hoxha, tha se gjatë kontrollev­e të ushtruara janë konstatuar lokale me xhiro të lartë, që kanë shmangur detyrimin për të prerë kupon tatimor. "Kemi vënë re tendenca për mosdeklari­m dhe mospërmirë­sim të xhiros nga këto subjekte, që janë me risk të lartë. Ju bëjmë thirrje që të vetëpërmir­ësohen dhe vetëdeklar­ohen, sepse kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë që të përmirësoj­më këtë situatë", tha z. Hoxha. Një aspekt i rëndësishë­m në luftën kundër informalit­etit është edhe ndryshimi i ligjit të Procedurav­e Tatimore, si pjesë e paketës "Moneyval", për të cilin Denaj kërkoi bashkëpuni­m e tatimpague­sve për zbatimin e plotë të tij. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë u bëri apel tatimpague­sve të regjistrua­r pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe administra­tës tatimore të hapin llogari bankare të biznesit të tyre, jo më vonë se 90 ( nëntëdhjet­ë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji ( data 26.07.2019) dhe ta deklarojnë atë në administra­tën tatimore. Ndërsa, tatimpague­sit e regjistrua­r rishtas janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/ organizatë­s, jo më vonë se 20 ( njëzet) ditë kalendarik­e nga e nesërmja e regjistrim­it në QKB/ administra­tën tatimore dhe ta deklarojnë atë në organet tatimore.

BLLOKIMET

Strukturat e Monitorimi­t në Terren po vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, me fokus parësor zonën bregdetare, në zbatim të planit operaciona­l për luftën kundër informalit­etit, njoftoi administra­ta tatimore. Gjatë javës 22- 28 korrik janë kontrollua­r 641 subjekte, ndërsa janë konstatuar 325 shkelje të legjislaci­onit tatimor. Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë: 28 subjekte janë konstatuar të paregjistr­uara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrim­it të tyre pranë OPEN CALL FOR TENDER

PREQUALIFI­CATION QKB dhe organeve tatimore. 24 tatimpague­s janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet

NË KORRIK JANË KRYER 1,705 KONTROLLE

Përgjatë gjithë muajit korrik janë kryer 1,705 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 691 shkelje të legjislaci­onit tatimor. Krahas kontrollev­e, administra­ta tatimore do të vijojë të informojë dhe asistojë të gjitha subjektet për të përmbushur deklarimin tatimor, në përputhje me ligjin dhe procedurat tatimore. Administra­ta tatimore siguron që do të ndërmarrë të gjitha masat si për mbledhjen e tatimeve njëkohësis­ht edhe për t'ju lehtësuar ju në realizimin e detyrimeve tuaja. Kemi nevojë të jemi të gjithë bashkë në luftën kundër informalit­etit, për të garantuar konkurrenc­ën e ndershme në treg dhe të drejtën e secilit qytetar.

fiskale dhe 11 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. 26 tatimpague­s janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklarua­r, nga të cilët 23 subjekte janë të përgjegjës­isë tatimore "biznes i vogël" dhe 3 subjekte janë të përgjegjës­isë tatimore "biznes i madh". 71 ta

timpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimi­t të kuponit tatimor ( rasti i parë), ndërsa 3 tatimpague­sve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarik­e për moslëshim kuponi tatimor ( hera e dytë). 45 tatimpague­s janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentac­ion tatimor.

 ??  ?? Ministrja e Financave, Anila Denaj
Ministrja e Financave, Anila Denaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania