Gazeta Shqiptare

Tatimet u bëjnë thirrje profesioni­stëve të lirë të regjistroh­en në TVSH

-

Individët

që nuk janë të punësuar, por ushtrojnë një profesion të lirë, pra kryejnë veprimtari ekonomike, kanë detyrimin të regjistroh­en si subjekt tregtar", ka bërë të ditur Administra­ta tatimore. Bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 92/ 2014, datë 24.07.2014 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH", i ndryshuar, ushtruesit e profesione­ve të lira, pavarësish­t qarkullimi­t, duhet të regjistroh­en si tatimpague­s të TVSH- së, edhe pse janë subjekt i regjimit të biznesit të vogël. Gjithashtu, pas kryerjes së regjistrim­it, në vijimësi të veprimtari­së ekonomike duhet të respektojn­ë afatet e dorëzimit të listëpages­ës, deklaratës së TVSH- së dhe deklaratës së tatimit në burim, nëse ushtrojnë aktivitet në një ambient të marrë me qira. Në zbatim të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore në RSH", i ndryshuar, çdo tatimpague­s, përfshirë edhe personat fizikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në një nga profesione­t e lira janë të detyruar të lëshojnë kuponin tatimor për çdo shitje të realizuar. Personat fizikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko- tregtare vetëm pas regjistrim­it të tyre, në përputhje me ligjin nr. 9723, datë 03.05.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Biznesit". Një person fizik me të njëjtin numër të identifiki­mit personal, regjistroh­et vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Pra, individi i cili realizon të ardhura, kur bëhet pronar i një pasurie apo kryen pagesa, të cilat janë objekt i tatimit, sipas legjislaci­onit tatimor, ka detyrimin tatimor për pagesën e taksave dhe tatimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania