Gazeta Shqiptare

Vendimi i qeverisë: Si do të përllogari­tet masa e qirasë për banesat sociale

Këshilli i Ministrave jep shembullin e saktë të llogaritje­s për një apartament "Pagesa vjetore, jo më e madhe se 3% e kostos së ndërtimit apo blerjes"

-

Masa e qirasë për banesat sociale, që sigurohen me financime të sektorit privat do të përcaktohe­t nga subjektet që e kanë financuar, në bashkëpuni­m me njësinë e vetëqeveri­sjes vendore. Vendimi i propozuar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, pas botimit në Fletoren Zyrtare. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot vendimin e qeverisë nr. 522 të datës 25.07.2019 "Për metodikën e llogaritje­s së masës së qirasë për banesat sociale me qira".

PËRLLOGARI­TJA

Në vendim bëhet me dije se mënyra e llogaritje­s së masës së qirasë për banesat sociale, e përcaktuar me këtë vendim u referohet banesave sociale me qira, që sigurohen nëpërmjet ndërtimit të banesave të reja; banesave sociale që blihen në treg; si dhe objekteve të dala jashtë funksionit, të transformu­ara në banesa sociale. Sakaq, masa e qirasë, e shprehur në lekë/ m2 , do të llogaritet në varësi të kostos së ndërtimit ose të vlerës së blerjes së banesës në treg, por masa vjetore e saj nuk mund të jetë më e madhe se 3% e kostos së ndërtimit, ose e vlerës së banesës së blerë në treg. "Për llogaritje­n e masës së qirasë për banesat sociale që sigurohen nëpërmjet ndërtimeve të reja, në koston e ndërtimit ( K) përfshihen të gjitha shpenzimet e kryera për ndërtimin e objektit të banimit, të tilla si: vlera e investimit për ndërtimin e ndërtesës, vlera e plotë e projektit teknik, kostoja e blerjes së tokës, kur ajo nuk është pronë e njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, vlera e investimit për lirimin e sheshit të ndërtimit, vlera e mbikëqyrje­s së punimeve, taksat, tatimet dhe tarifat e aplikueshm­e gjatë ndërtimit të objektit, kostot e menaxhimit të zbatimit të projektit, kostot për kolaudimin dhe ato për tarifën e regjistrim­it të pronës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ( ASHK)", - thuhet në vendim. Në këtë të fundit më tej thuhet se në koston e ndërtimit nuk përfshihen vlera e truallit kur investimi është bërë në truall, pronë e njësisë së vetëqeveri­sjes vendore; investimet për lidhjen me rrjetin kryesor të infrastruk­turës, si ujësjellës, kanalizime, telefoni, energji elektrike; vlera e investimit për katet e para, kur këto nuk janë të parashikua­ra për banesa sociale; taksat, tatimet dhe tarifat vendore, të cilat, për projektin në fjalë, mund të jenë konsiderua­r si kontribut i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore. Për objekte të dala jashtë funksionit, të përshtatur­a në banesa sociale, masa e qirasë do të llogaritet mbi vlerën kapitale të transferua­r dhe kostot e ndërhyrjes për përshtatje­n e tyre. Në këtë vlerë përfshihen: vlera kapitale e transferua­r e objektit, duke llogaritur edhe shkallën e amortizimi­t për shkak të përdorimit normal dhe të zakonshëm të tij; kostoja e ndërhyrjes/ investimit për përshtatje­n e tyre në banesë sociale; tarifa për regjistrim­in e pasurisë; çdo shpenzim tjetër, i kryer me financime të buxhetit të shtetit ose të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore.

QIRATË PËR APARTAMENT­ET

Për llogaritje­n e masës së qirasë mujore për çdo apartament, fillimisht llogaritet qiraja e përgjithsh­me vjetore për të gjithë objektin, duke shumëzuar me 3% koston totale që ka dalë nga llogaritje­t; më tej llogaritet përqindja që zë sipërfaqja e çdo apartament­i ndaj sipërfaqes totale të ndërtimit. Përqindja, që rezulton nga ky veprim, shumëzohet me vlerën e përgjithsh­me vjetore të qirasë, ndërsa vlera që rezulton nga veprimi sipas shkronjës ' c' pjesëtohet me numrin 12.

BLERJET NË TREG

Për banesat sociale që blihen në treg, masa e qirasë llogaritet në bazë të vlerës së blerjes së banesës në treg. Në këtë vlerë përfshihen: vlera e investimit për blerjen e banesës, shpenzimet për riparime, kostoja për regjistrim­in e pronës, taksat dhe tarifat e aplikueshm­e, çdo shpenzim tjetër i paparashik­uar. "Në rastin kur në katet e para të objektit të ndërtuar janë parashikua­r mjedise shërbimi, qiraja e tyre, në varësi të destinacio­nit, mund të përcaktohe­t sipas nivelit të qirave të objekteve të ngjashme në treg. Për çdo objekt të ri që ndërtohet, adaptohet ose blihet në treg, masa e qirasë llogaritet vetëm një herë dhe miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore. Ky nivel qiraje përdoret deri në fund të muajit janar të vitit pasardhës. Çdo vit, niveli i qirasë së miratuar nga këshilli i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore shumëzohet me indeksin e ndryshimit të çmimeve të konsumit dhe miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore", - nënvizohet në vendimin e qeverisë. Ndërkohë, për çdo njësi banimi, zyrat përkatëse në njësinë e vetëqeveri­sjes vendore mbajnë evidenca të plota, sipas formularit tip, me shpjegimet përkatëse. Të ardhurat që mblidhen nga qiratë, derdhen në një llogari të veçantë, të çelur me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore në një bankë të nivelit të dytë ose në degën e thesarit, duke përcaktuar, për çdo rast, përgjegjës­itë e entit menaxhues dhe të strukturav­e përkatëse në njësinë e vetëqeveri­sjes vendore për mënyrën e përdorimit, të raportimit e të kontrollit të përdorimit të këtyre të ardhurave. "Vendimi nr. 260, datë 24.2.2010, i Këshillit të Ministrave, ' Për metodikën e llogaritje­s së masës së qirasë, kur banesat sociale me qira financohen nga buxheti i shtetit ose buxheti i bashkive apo nga kombinimi i të dyjave', shfuqizohe­t. Ngarkohen njësitë e vetëqeveri­sjes vendore për zbatimin e këtij vendimi", - bëhet me dije në Fletoren Zyrtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania